Semundjet dhe plagosjet mund te demtojne kockat, kartilagot, ligamentet, muskujt dhe tendinat. Diagnostikimi i demtimeve ose patologjive te artikulacionit fillon me historine e plote mjekesore, egzaminimin fizik dhe zakonisht dhe grafi te. Mund te duhen dhe teste shtese si p.sh. Rezonanca Magnetike ose Skaneri (CT). Nepermjet artroskopit behet diagnoza finale dhe mund te jete me e sakte sesa kirurgjia e hapur ose radiologjia (grafite).

Docent. Dr. Kenan Bayrakçi Kirurg Ortoped

Cfare eshte artroskopia?
Artroskopia është një procedurë kirurgjikale që mjeku ortoped e përdor për të parë, diagnostikuar dhe trajtuar problemet brenda artikulacionit. Fjala artroskopi vjen nga fjala greke “ arthro” (artikulacion) dhe “skopein” (të vështrosh). Pra termi ka kuptimin “ të vështrosh brenda artikulacionit”. Në një egzaminim artroskopik, kirurgu ortoped bën një incizion (prerje) të vogël në lëkurën e pacientit dhe pastaj bën futjen e një instrumenti me përmasat e një lapsi, i cili përmban një lente të vogël dhe një sistem ndriçues për të zmadhuar dhe ndriçuar strukturat brenda artikulacionit. Drita përçohet nëpërmjet fi brave optike në fund të artroskopit, i cili është futur brenda artikulacionit. Duke lidhur artroskopin me një kamera shumë të vogël, nëpërmjet incizioneve shumë të vogla, kirurgu ka të mundur vëzhgimin e artikulacionit nga brenda. Kamera e lidhur me artroskopin jep në një ekran televiziv imazhin e artikulacionit, duke lejuar kirurgun të vëzhgojë, për shembull, në të gjithë gjurin. Kështu kirurgu ka të mudur vëzhgimin e kartilagos, ligamenteve dhe gjithashtu nën kupën e gjurit. Kirurgu mund të përcaktojë sasinë dhe llojin e dëmtimit dhe pastaj nëse është e domosdoshme të riparojë ose korrigjojë problemin.

Si kryhet Artroskopia?
Kirurgjia artroskopike, megjithëse shumë më e lehtë në termat e rekuperimit sesa kirurgjia “e hapur”, ende kërkon përdorimin e anestezisë dhe pajisjeve të veçanta të një salle operacioni në spital. Pacientit i bëhet anestezi e përgjithshme, spinale ose e pjesshme, bazuar kjo në artikulacionin që do të trajtohet ose në ndonjë problem që dyshohet. Bëhet një incizion i vogël rreth 0.5 cm (afërsisht sa një vrimë kopse) për të futur artroskopin. Disa prerje të tjera mund të bëhen për të parë pjesën tjetër të artikulacionit ose për të vendosur pajisje të tjera. Kur indikohet, kirurgjia korrigjuese bëhet me pajisje të caktuara që janë vendosur në brendësi të artikulacioneve nëpërmjet prerjeve shtesë. Në fillim, artroskopia ishte thjeshtë një mjet diagnostikimi për të planifi kuar një operacion standart të hapur. Me zhvillimin e pajisjeve më të mira dhe teknikave kirurgjikale, shumë raste mund të trajtohen me anë të artroskopise.
Për shembull, dëmtimet e meninskut të gjurit mund të trajtohen në mënyrë të suksesshme me anë të artroskopisë.
Pas kirurgjisë artroskopike, prerjet e vogla mbulohen me fasho. Pacienti zhvendoset nga salla e operacionit për në dhomën e rekuperimit. Disa pacientë mund të kenë nevojë për mjekime.
Para se të dalin nga spitali, u jepen udhëzime sesi të kujdesen për prerjet e operacionit, çfarë aktivitetesh duhet të shmangin dhe çfarë ushtrimesh fizike duhet të bëjnë të cilat vijnë në ndihmë të rikuperimit të tyre. Gjatë vizitave mjekësore ndjekëse, kirurgu kontrollon prerjet e operacionit, heq penjtë qepës në qoftë se ka, dhe diskuton me pacientin për programin e rehabilitimit të tij.
Numri i operacioneve të kërkuara dhe koha e rekuperimit varet nga vështirësia e problemit të pacientit. Rrallë, gjatë artroskopisë, kirurgu zbulon se plaga ose sëmundja nuk mund të jetë e mja ftueshme të trajtohet vetëm me artroskopi. Mund të duhet të bëhet operacion “i hapur” ndërkohë që pacienti është nën anestezi ose në një ditë tjetër pasi të ketë diskutuar me kirurgun për problemin e tij.

“Megjithese me artroskop mund te shihen nga Brenda pothuajse gjithe artikulacionet, 6 jane ato arti kulacione qe egzaminohen me shpesh me kete instrument. Keto artikulacione perfshijne gjurin, shpa tullen, berrylin, kycin e kembes, legenin dhe kycin e dores. Meqenese ne teknologjine fiberoptike jane bere perparime dhe kirurget ortopede jane duke zhvilluar teknika te reja, ne te ardhmen mund te trajtohen me shpesh edhe artikulacione te tjera.”

NE CILAT SEMUNDJE PERDORET ARTROSKOPIA:

  • Artroskopia1Per trajtimin e carjeve te meniskusit
  • Per pastrimin e artikulacionit ne periudhen e hershme te osteoartritit
  • Per heqjen e pjeseve te lira te kockave dhe kercit brenda kycit
  • Per demtimet e ligamenteve kryqe te perparme dhe te pasme
  • Ne raste te edemave (enjtjeve) ose infeksioneve te gjurit
  • Per problemet e kockes se kapakut te gjurit
  • Per trajtimin e demtimit te kercit te artikulacionit
  • Per trajtimin e thyerjeve brenda artikulacionit

“Megjithese kirurgjia artroskopike ka terhequr vemendjen e publikut sepse eshte perdorur per te trajtuar atlete te njohur, ajo eshte nje mjet i nevojshem per te gjithe pacientet e ortopedise.”

Cilat jane komplikacionet e mundshme?
Megjithëse të rralla, komplikacione mund të shfaqen gjatë ose edhe pas artro skopisë. Infeksione, flebite (pezmatim i venave), ënjtje e madhe ose hemorragji, dëmtime të enëve të gjakut ose nervave janë disa prej komplikacioneve më të mundshme, por ndodhin në më pak se një përqind të rasteve të trajtuara me anë të artroskopisë.

Artroskopia2Si eshte rekuperimi pas artroskopise?
Plagët e vogla të prerjeve duan disa ditë që të shërohen. Fashoja e vënë zakonisht mund të hiqet mëngjesin pas operacionit dhe mund të vendoset leukoplast për të mbuluar prerjet.
Megjithëse plagët e prerjeve janë të vogla dhe dhimbja në artikulacionin që i është nënshtruar artroskopisë është e vogël, duhen disa javë që artikulacionet të rekuperohen krejtësisht. Mund të sugjerohet një aktivitet fizik specific dhe program rehabilitimi për të shpejtuar rekuperimin e pacientit dhe për të ruajtur funksionimin e artikulacioneve në të ardhmen. Nuk eshtë e pazakontë për pacientët të kthehen në punë ose shkollë ose rikthehen aktiviteteve të përditshme brenda pak ditëve. Atletët, por edhe të tjerë që janë në kushte të mira fizike, mund t’i rikthehen aktiviteteve fizike Brenda disa javësh. Mbani mend se, personat që kanë bërë artroskopi kanë diagnoza dhe kushte të ndryshme, prandaj çdo kirurgji artroskopike është unike për secilin pacient. Edhe koha e rekuperimit është individuale.

Cilat jane avantazhet e artroskopise?
Megjithëse kirurgjia artroskopike ka tërhequr vëmendjen e publikut sepse është përdorur për të trajtuar atletë të njohur, ajo është një mjet I nevojshëm për të gjithë pacientët e ortopedisë dhe është më e lehtë për pacientët sesa operacioni I hapur. Shumë prej pacientëve i bëjnë operacionet e tyre artroskopike duke mos u hospitalizuar dhe shkojnë në shtëpi disa orë pas operacionit.

Avantazhet permblidhen si me poshte:

  • Nuk ka prerje të mëdha në lëkurë pasi operacioni kryhet me prerje prej 0.5 cm.
  • Koha e shtrimit në spital është e shkurtër. Pacienti del nga spitali në të njëjtën ditë ose në ditën tjetër.
  • Meqënëse prerja është e vogël, problemet e padëshiruara si infeksionet apo problemet me shërimin e plagës janë të rralla.
  • Pacienti mund të kthehet në punë pas një kohe shumë të shkurtër. Pas operacioneve të hapura pacientit i duhet të pushojë 1-2 muaj para se të kthehet në punë. Me artroskopi pacientët që punojnë në zyra mund të kthehen në punë javën e parë, kurse ata që kanë punë prej së cilës duhet të rrinë në këmbë, mund të kthehen në punë pas 2-3 javësh.
  • Ndryshe nga operacioni i hapur, pacienti nuk ka nevojë të përdorë patericat. Pas artroskopisë nëse nuk është kryer riparim I meniskut apo ligamentit, pacienti mund të peshojë mbi këmbë me gjithë peshën.