A E DINI SE ?
Sëmundja hemorroidale është një nga sëmundjet më të vjetra të njohura nga njeriu. Të dhënat e para mbi këtë sëmundje i gjejmë në kodin e Hammurabit, papiruset e Egjiptit etj. Hipokrati përshkroi trajtimin e kësaj sëmundje si dhe njihet si personi i parë që ideoi një spekulum endoskopie për të parë anorektumin. Mbi 2/3 e popullatës normale kanë hemorroide në një ekzaminim anoskopik rutinë. Është sëmundja më e shpeshtë që prek zorrën e trashë, dhe mbi 50% e njerëzve e zhvillojnë këtë sëmundje mbi moshën 30 vjeç. Hemorroide zhvillojnë 89% e amerikanëve në një moment të caktuar të jetës së tyre. Nuk njihet në disa fise primitive të Afrikës. Kjo sëmundje gjunjëzoi Napoleonin
dhe e çoi presidentin amerikan Xhimi Karter në sallën e operacionit. Pjesa më e madhe e të sëmurëve vuajnë në heshtje, para se të kërkojnë ndihmë mjekësore. Prek pothuaj njëlloj të dy sekset, me një shtrirje të gjerë nga moshat e reja deri tek pleqtë. Në gjuhën e thjeshtë popullore e njohim si majasëll ose suadhe.

CFARE JANE HEMORROIDET?
thd-1Hemorroidet janë formacione të lokalizuara në pjesën më të fundit të zorrës së trashë, të përbëra nga plekse vaskulare, komunikime arteriovenoze ndërmjet degëzimeve terminale të arteries rektale superiore dhe venave rektale superior , të mesme dhe të poshtme, nga ind lidhor të mbështjella nga ind epithelial cilindrik, disa here multi-shtresor, të cilat në kushte normale luajnë rol në kontrollin e kontiniencës fekale. Sëmundja hemorroidale është një situatë patologjike që karakterizohet nga hemorragjia e pastër dhe prolabimi, apo dalja jashtë e tyre përreth zorrës, disa herë e komplikuar nga tromboza me dhimbjen shoqëruese. Hemorroidet e pa komplikuara nuk kanë dhimbje.

CILAT JANE SIMPTOMAT E SAJ?

  • Hemorragjia, e cila shoqëron pothuajse gjithmonë jashtëqitjen dhe në disa raste, vazhdon edhe pas saj. Gjaku është i kuq, i pastër, dhe dallohet lehtë në tualet apo edhe në letrën higjenike. Kjo është shenja dalluese sidomos për hemorroidet e brendshme, të cilat nuk mund të preken me dorë nga i sëmuri.
  • Kruarje.
  • Hemorroidet e jashtme mund te trombozohen ose enjten, kur në to formohen trombe, ose gjak i mpiksur. Kjo është një situatë e dhimbshme dhe shpesh alarmuese. Pacientët ankohen për disa formacione në pjesën më fundore të zorrës së trashë, të dhimbshme, që vështirësojnë qëndrimin ulur të pacientit.
  • Ndodh shpesh qe te semuret mund t’I fusin vete hemorroidet brenda ne zorre, por në stade të avancuara te sëmundjes, ato mbeten jashtë, pasi është e pamundur të futen brenda.
  • Hemorroidet mund te shoqerohen edhe me semundje te tjera te zorres se trashe, si me fisurën anale (çarja e zorrës), të cilën e shohim shpesh tek gratë që sapo kanë lindur, me fistulën anale, sidomos tek meshkujt, kancerin anorektal, prezenca e të cilit nëse nuk vlerësohet dhe trajtohet në momentin e duhur, ka pasoja për jetën e të sëmurit, me polipet anale dhe rektale, me pruritusin anal, me kondilomën anale, që shkaktohet nga papiloma virusi human etj. Këto raste mund të diagnostikohen dhe trajtohen me profesionalizëm nga kirurgu proktolog, i cili bën vlerësimin e situatës dhe i jep prioritet sëmundjes më problematike.

CFARE E SHKAKTON?
thd-3 Shkaku i saktë nuk dihet, por disa faktorë kontribuojnë në shpërthimin e sëmundjes, si shtatzënia dhe lindja, konstipacioni apo kapsllëku kronik, diarrea, kolla kronike, qëndrimi i zgjatur në tualet, që shoqërohet madje dhe me leximin e revistave, përdorimi i zgjatur i laksativë apo ila çe ve për të zbrazur zorrën, të cilat shpesh merren vetë nga të sëmurët, pa bërë konsultën me mjekun, përdorimi për një kohë të gjatë i qetësuesve të fortë, mosha, etj. Është sëmundje e shpeshtë te shoferët që bëjnë rrugë të gjata me makinë, te pacientët me dëmtime të shtyllës kurrizore, apo pacientët që përdorin anti-depresantë, kryesisht te moshat e reja, që hanë ushqime të thata, marrin pak lëngje dhe fibër në dietën e tyre të përditshme, apo që bëjnë dieta të forta për të rënë nga pesha, gratë që kanë bërë shumë lindje, etj.

MOS HARRONI!

  • Pacientët shpesh i atribuojnë çdo shqetësim anal hemorrideve dhe shpesh e lidhin këtë me zakonet e ushqyerjes ,tipin e aktivitetit që bëjnë, si jetë sedentare, qëndrim në këmbë, punë fizike, kushteve klimatike, apo mënyrës se si e zbrazin zorrën. Nuk ka evidencë shkencore që e lidh shpërthimin apo acarimin e sëmundjes me faktorët e mësipërm, madje as me konsumimin e ushqimeve pikante, por adaptimi i një diete të balancuar duke ulur konsumimin e alkoolit dhe ushqimeve pikante dhe duke marrë sasinë e duhur të lëngjeve dhe fi brës që gjendet te perimet dhe frutat, sjell rregullimin e jashtëqitjes dhe përmirësimin e simptomave.
  • Hemorragjia e shoqëruar nga anemia duhet konsideruar një indikacion për kolonoskopi totale për të përjashtuar patologji të tjera të zorrës në pacientë mbi 50 vjeç. Në pacientë me faktorë risku apo të afërm me patologji malinje të zorrës, kolonoskopia është e këshillueshme mbi moshën 40 vjeç .
  • Hemorroidet nuk janë të trashëgueshme. Edhe pse shpesh e shohim në disa pjesëtarë të së njëjtës familje, kjo mund të ndodhë nga mënyra e njëjtë e ushqyerjes.
  • Ajo që ka tepër rëndësi për personat që vuajnë nga probleme të zorrës së trashë, është mposhtja e ndrojtjes , turpit dhe frikës, që vërehet në një pjesë të madhe të këtyre të sëmurëve, të cilët drejtohen tek mjeku me vonesë. Prandaj hemorroidet, kur fi llojnë të bëhen problematike duhet të konsultohen nga mjeku proktolog para se të komplikohen.
  • Hemorragjia e zgjatur nga hemorroidet çon në disa raste në anemi të thellë, e cila mund ta rrezikojë jetën e të sëmurit. Kur hemorragjia është e vazhdueshme dhe e pandërprerë për disa ditë rresht, pacienti duhet të marrë ndihmë mjekësore. Këtë situatë e shohim jo rrallë në moshat mbi 60 vjeç.
  • Tromboza e hemorroideve , një situatë e komplikimit të sëmundjes, e shoqëruar nga dhimbja tepër e fortë dhe një klinikë dramatike, i sjell shpesh të sëmurët në dyert e spitalit në gjendje paniku. Kjo situatë mund të zgjidhet nga mjeku proktolog.
  • Gratë shtatzëna që vuajnë nga kjo sëmundje, duhet të trajtohen brenda mundësive me mjekim konservativ. Pas lindjes, shumica e grave ankohen për probleme të zorrës së trashë, dhe sidomos nënat që i ushqejnë fëmijët me gji. Operacioni rekomandohet vetëm pasi kanë kaluar periudhën e lehonisë.
  • Gratë janë kategoria më neglizhente në vendin tonë, në krahasim me burrat, të cilët drejtohen për ndihmë më shpejt, ndonëse këta të fundit abuzojnë më tepër në drejtim të ushqimeve dhe pijeve, që sjellin acarime të sëmundjes. Është koha të mposhten barrierat e turpit, frikës, neglizhencës që sëmundja të diagnostikohet dhe trajtohet në stade më të hershme.
  • Duhet të ndërtohet një urë lidhëse mes mjekut dhe pacientit, në mënyrë që bashkëpunimi, tepër i domosdoshëm në trajtimin e kësaj sëmundje, të jetë rezultativ. Pacientit duhet t’i krijohen kushtet e domosdoshme që të ndihet i lirë dhe i qetë në shprehjen pa ndrojtje të shqetësimeve te tij.

KUR DUHET TE OPEROHET?
Atëherë kur ka episode të përsëritura të hemorragjisë rezistente ndaj procedurave konservative, pasi më parë është përjashtuar shkak tjetër i hemorragjisë, dalje jashtë e hemorroideve, si dhe raste me tendencë për trombozë të përsëritur.

CFARE ESHTE THD?
Dhjetëvjeçari i fundit shënon një progres të rëndësishëm në drejtim të aplikimit të teknikave te reja mini-invazive, të cilat ofrojnë një game të gjerë zgjedhjesh për trajtimin e sëmundjes hemorroidale. Dearterializimi hemorroidal transanal (THD) është teknika kirurgjikale mini-invazive, apo pa përdorimin e bisturisë, për trajtimin e hemorroideve, që konsiston në ligaturën e degëzimeve terminale të arteries rektale superior me ndihmën e eko-doplerit endorektal, duke rezultuar në ulje të ndjeshme të fluksit të gjakut. Kjo teknikë u ofrohet të gjithë pacientëve me stadin II-III të sëmundjes, të cilët kanë dështuar në trajtimet konservative. Procedura bëhet nën anestezi spinale apo gjenerale, duke përdorur një proktoskop të pajisur me sondën e eko-doplerit, dizenjuar posaçërisht për ketë qëllim. THD bën pjesë në një kategori të re dhe tepër novatore të trajtimit të kësaj sëmundjeje, e shkëputur komplet nga teknikat tradicionale. Kjo teknikë e re bazohet në një kuptim më të saktë të patogjenezës së kësaj sëmundje. Për herë të parë është prezantuar nga MORINAGA në 1995 me rezultate shumë të mira, dhe aparatura është perfeksionuar me kalimin e kohës. Spitali Amerikan disponon aparaturën më të avancuar qe sot ekziston në qendrat më të specializuara të Amerikës, Britanisë dhe në disa shtete të tjera të Evropës. Teknika është e sigurt dhe efektive, sidomos për hemorroidet e stadit II-III me rezultate të shkëlqyera post-operatore në drejtim të përmirësimit të simptomave të tilla si hemorragjia (95%),dhimbja (96%), dhe prolapse (78%), me komplikacione të papërfillshme.Pacientët i rikthehen më shpejt aktivitetit normal me një kualitet jete shumë më të mirë se operacioni tradicional me elektrobisturi.

Dr. Lida Shosha
Kirurge Proktologe
thd-4LARG DHIMBJES ME THD PRANE
Deri më sot në Shqipëri, për trajtimin kirurgjikal të hemorroideve, janë përdorur teknika të ndryshme operatore, të cilat janë të realizueshme me anë të përdorimit të elektrobisturisë. Pas operacionit pacientët përjetojnë një dhimbje të fortë, dhe shpesh duhet të marrin qetësues të shumtë për të dominuar dhimbjen. Sot, qoftë në stadet e avancuara dhe në ato më pak të avancuara, në vendet e zhvilluara janë hedhur në përdorim aparatura moderne, të cilat janë dizenjuar për të ulur sa më shumë traumën e zorrës së trashë nga operacioni si PPH apo stapleri hemorroidal cirkular, që përdoret në rastet e avancuara të sëmundjes, apo dhe THD, e cila përdoret në stadin II-III të saj.
Është e qartë se shumë pacientë të stadit II-III, për t’iu shmangur një operacioni tradicional tepër të dhimbshëm, do të preferonin teknikën THD si opsionin me më pak dhimbje. Me rezultatet e arritura dhe të publikuara gjerësisht në revistat mjekësore më prestigjioze, THD ju ofron një nivel bashkëkohor pacientëve shqiptarë, dhe kjo është e mundur vetëm pranë Spitalit Amerikan.