Ju tregoj për “Spitalin e Zemrës”
Primarin e Spitalit Amerikan, kardiokirurgun e njohur të disa katedrave prestigjioze, Prof. Dr. Neyyir Tuncay Eren, mund ta gjeni shpesh në ambjentet e kardiokirurgjisë së Spitalit Amerikan në Tiranë, teksa viziton pacientët e tij, të cilëve duket se u ka fi tuar zemrat dhe mirënjohjen. Teksa ai rend nga njëra dhomë në tjetrën për vizitat post-operatore, janë të shumtë sytë e pacientëve që e ndjekin me shpresë dhe admirim. Sapo dalë nga një ndërhyrje të suksesshme by-pass kombinuar me zëvendësim të valvulës mitrale dhe riparim të asaj aortale në një pacient 67 vjeçar të ardhur nga Peja, Prof. Eren me shumë modesti pranon të ndajë disa opinione me lexuesit e revistës Vital.
Prof. Neyyir, tashmë ka shumë shqiptarë që ju njohin me emër. Si ju duket kjo?
Më vjen mirë sigurisht, por kjo ka ardhur shumë natyrshëm. Ka arritur në 2400 numri i pacientëve shqiptarë që unë dhe ekipi im kemi operuar, në fi llim në Ankara dhe më pas këtu në Tiranë në Spitalin Amerikan, që prej vitit 2007.
Mjek turk, në një spital amerikan, në Tiranë. Mund të na flisni për këtë? Çfarë ka ndryshuar në atë qe ju dhe bashkëpunëtorët tuaj themeluat në 2007 dhe sot është një institucion i fuqishëm dhe I afirmuar, Spitali Amerikan?
Spitali filloi si një iniciativë e përbashkët turko shqiptare në kardiologji dhe kardiokirurgji por në një kohë shumë të shkurtër me suksesin që pati tërhoqi vemendjen e një grupi të fuqishëm amerikan Bedminster Capital Management. Në fillim të vitit të kaluar, pasi bleu pjesën më të madhe të aksioneve, BCM i hapi dyert një spitali me përmasa shumë më të mëdha që shërben tashmë jo vetëm në kardiologji dhe kardiokirurgji por edhe në 21 departamente të tjera. Spitali Amerikan vazhdon të ruajë strukturën dhe stafi n e asaj që ne në fillim e quajtëm Balkan Alliance por sigurisht me 21 specialitete, mbi 300 punonjës, dhe teknologji akoma më të avancuar është një spital i një dimensioni krejt tjetër që brenda këtij viti do të pasohet nga një spital i dytë, me kapacitet edhe më të madh në Tiranë.
Si primar i kardiologji – kardiokirurgjisë së Spitalit Amerikan çfarë mund të na thoni për pacientët kardiakë në Shqipëri?
Në këto dy vite pune shoh që kemi hapur një tjetër epokë në kardiologji dhe kardiokirurgji dhe kjo më gëzon. Jo vetëm kemi fituar besimin e pacientëve, por edhe kemi kontribuar në ndërgjegjësimin e tyre për problemet kardiake, për rutinën e tyre të kontrollit dhe kemi aplikuar për herë të parë në Shqipëri shumë metoda të reja të ndëhyrjeve kardiovaskulare.
A janë të ngjashme kardiopatitë e pacientëve shqiptarë me ato të Turqisë?
Në fakt dy popullatat, si ajo shqiptare, ashtu edhe ajo turke ngjasojnë shumë me njëra tjetrën për sa u përket problematikave shëndetësore por megjithatë më duhet të theksoj se incidenca e sëmundjeve të zemrës është më e lartë këtu në Shqipëri. Dhe ajo që është më e rëndësishme është se mosha mesatare e pacientëve me probleme kardiake është shumë më e re në Shqipëri se sa në Turqi.
Cilat mendoni se janë shkaqet e kësaj të fundit?
Ka shumë faktorë që ndikojnë. Faktori gjenetik, konsumimi I tepërt i duhanit dhe i ushqimeve me prejardhje shtazore mund të përmenden vetëm si disa prej tyre. Dicka tjetër që dua të theksoj është neglizhenca që kam pare tek pacientët shqiptarë ndaj sëmundjeve të zemrës. Pjesa dërmuese e pacientëve që bashkë me ekipin tim operojmë, vijnë tek ne pasi kanë kaluar një apo disa kriza dhe pasi zemra ka pësuar dëmtime serioze.
Çfarë duhet patur parasysh për ta parandaluar këtë?
Në veçanti personat që kanë një historik familjar, pra, me prindër apo të afërm të cilët kanë kaluar kriza zemre ose që kanë patur vdekje të papritura dhe të menjëhershme nga zemra në rrethin e ngushtë familjar, ata që kanë dhimbje gjoksi të herëpashershme, pirësit e duhanit dhe personat e diagnostikuar me hipertension ose nivel të lartë të yndyrnave në gjak duhet patjetër t’i nënshtrohen kontrollit të kardiologut.
A ekziston mundësia e një diagnostikimi të plotë dhe të mësuarit saktësisht se në ç’gjendje është zemra?
Sigurisht që po. Nëse mjeku kardiolog dyshon gjatë kontrollit rutinë për sëmundje të arterieve koronare atëherë na vjen në ndihmë angiografi a koronare që tregon me një saktësi 100 % gjendjen e pacientit.
“Pjesa dërmuese e pacientëve që bashkë me ekipin tim operojmë, vijnë tek ne pasi kanë kaluar një apo disa kriza dhe pasi zemra ka pësuar dëmtime serioze.”
Pra angiografi a koronare është kusht?
Me metodat klasike të diagnostikimit, EKG, Echo, prova ushtrimore, është arritur deri në 65 – 70 % saktësi diagnostikimi ndërkohë që angiografia na jep 100 % gjendjen e vërtetë. Por në vitet e fundit teknologjia na ka ofruar mundësinë e kryerjes së angiografisë nëpërmjet aparaturave shumë të zhvilluara të tomografi së. Një skaner me 64 dedektorë është në gjendje të eksplorojë arteriet koronare Brenda 1 minute me një saktësi mbi 95 %. Pacientët shqiptarë kanë fatin ta kenë këtë aparaturë unike që prej prillit të vitit të kaluar vetëm pranë Spitalit Amerikan këtu në Tiranë dhe të diagnostikohen brenda pak minutave me saktësi dhe profesionalizëm. Metoda e angiografisë me skaner është shumë e përdorshme dhe e suksesshme në personat me aktivitet të ngjeshur e kohë të reduktuar, në grupet e pacientëve që kanë historic familjar ose predispozitë për të patur sëmundje koronare por nuk shfaqin simptoma si dhe për arsye kontrolli në pacientët që i janë nënshtruar by-passit.
“Kemi kryer për herë të parë në Shqipëri dhe vazhdojmë ta kemi rutinë të sukssesshme revaskularizimin e arterieve koronare në gjendje akute të infarktit të miokardit, pra e thënë ndryshe: pasi transportojmë pacientin herë me ambulancë, herë me helikopter, mundësojmë vendosjen e stentit ose në rastet më ekstreme ndërhyrjen by-pass duke shpëtuar kështu jetën e pacientit në gjendjen më kritike.”
Profesor, tashmë ka kaluar 1300 numri i pacientëve të operuar suksesshëm nga ju dhe ekipi juaj në Spitalin Amerikan dhe pacientët shqiptarë nuk e kursejnë asnjëherë mirënjohjen ndaj punës tuaj.
Ju çdo të thoni për këtë?
Në sistemin që ne kemi ngritur në Spitalin Amerikan çdo gjë është projektuar me shumë përkushtim dhe vëmendje dhe nuk është lënë mangët asnjë aparaturë apo metodë që mjekësia moderne përdor sot në botë. Personeli ynë i përbërë kryesisht nga shqiptarë e turq, jo vetëm kanë sjellë për herë të pare në Shqipëri frymën e përkushtimit në shërbimin spitalor por edhe punojnë vazhdimisht për tu rritur profesionalisht. Si para hapjes së spitalit ashtu edhe gjatë 3 viteve të punës mjekët dhe teknikët e talentuar që ne kemi, janë trajnuar dhe vazhdojnë të trajnohen kryesisht në Turqi e në Europë. Për sa i përket kardiokirurgjisë, përveç defekteve të lindura e problemeve të sistemit valvular, kirurgjisë së aortës e by-passet, kirurgjisë së aortës ashendente e arterieve karotide e femorale, ne kemi kryer edhe shumë ndërhyrje që nuk janë kryer më parë në Shqipëri dhe që janë dërguar vazhdimisht jashtë vendit. Na bën krenar fakti që jo vetëm trajtojmë, kurojmë e shpëtojmë jetë por edhe kemi ulur pothuaj ne 0 numrin e pacientëve që marrin rrugët e mundimshme jashtë Shqipërisë për të patur një ndërhyrje në zemër.
Në kardiologji ka shume raste urgjente. Çfarë ndodh me këta pacientë?
Pyetje me vend. Një numër i madh i pacientëve kardiake përfundojnë në spital por Spitali Amerikan është i vetmi që posedon një strukturë të konsoliduar për t’u shërbyer atyre në kohë dhe për të bërë ndërhyrje edhe në gjendje akute. Kemi kryer për herë të parë në Shqipëri dhe vazhdojmë ta kemi rutinë të suksesshme revaskularizimin e arterieve koronare në gjendje akute të infarktit të miokardit, pra e thënë ndryshe: pasi transportojmë pacientin here me ambulancë, herë me helikopter, mundësojmë vendosjen e stentit ose në rastet më ekstreme ndërhyrjen by-pass duke shpëtuar kështu jetën e pacientit në gjendjen më kritike. Infarkti i miokardit ose diseksioni I aortës, pra kriza e zemrës ose çarja e aortës janë vdekjeprurëse por me një ndërhyrje të shpejtë pacienti mund të shpëtohet. Dhe të tillë ne kemi patur shumë, të transportuar me helikopter edhe nga Maqedonia e Kosova.
Pra Spitali Amerikan ka pacientë edhe nga jashtë Shqipërisë?
Sigurisht që po. Kryesisht nga Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi por jo vetëm. Një nga përparësitë e punës së këtij spitali është edhe turizmi mjekësor. Sikundër e dini operacionet e zemrës janë nga më të kushtueshmet në vendet perëndimore dhe tashmë është e njohur lëvizja e pacientëve drejt vendeve si Turqia, Singapori etj. Spitali ynë ka gjithë mundësitë dhe kapacitetet për tu bërë një qendër e tillë dhe ne po punojmë për ta nxitur këtë. Vetëm në SHBA ka rreth 60 milionë pacientë të pajisur me siguracion privat që kërkojnë vazhdimisht mundësitë e kurimit me cilësi dhe me kosto më të ulët dhe bashkëpunimi me investitorët tanë në SHBA shumë shpejt do i hapë rrugë turizmit edhe prej përtej oqeanit.
Cilat janë pikat kyçe të këtij spitali që do të terhiqnin pacientë të huaj?
Kardiokirurgjia, kirurgjia ortopedike, kirurgjia estetike, kirurgjia e syrit, transplanti i veshkave janë disa nga shërbimet kryesore që pacientët kërkojnë por Spitali Amerikan me investimet e fuqishme dhe 21 departamentet e kompletuara do të mund ti shërbejë çdo kërkese të tyre.
Cilat janë lidhjet dhe ambiciet akademike që ka Spitali Amerikan? Kanë qenë të shumta seminaret dhe konferencat e SA, a do të thotë kjo që ju keni ndërmarrë edhe një rol akademik?
Në Turqi mjekësia ka përparuar shumë. Sikundër u thash, jo vetëm kurojmë pacientët tanë por u shërbejmë edhe pacientëve që vijnë nga gjithë Europa. Ndërkohë unë jam pjesë e katedrës së kardiokirurgjisë në Universitetin e Ankarasë që është një universitet moshatar me vetë Republikën e Turqisë dhe një nga më të mirët në botë. Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me Fakultetin e Mjekësisë së Universitetit të Ankarasë por edhe me QSUT, dhe jemi në bashkëpunim të vazhdueshëm për të gjitha specialitetet që ne kemi këtu në spitalin tonë në Tiranë. Ndërkohë Universiteti i Graz dhe ai i Vjenës janë nga bashkëpunëtorët tanë të përhershëm. Më duhet të theksoj që ky bashkëpunim nuk konsiston në vajtje ardhje thjesht të kolegëve mjekë por në shkëmbim eksperience, studime e botime të përbashkëta, ekipe të përbashkëta pune dhe sesione shkencore që ne organizojmë këtu here pas here. 2 universitete do të na bashkëngjiten shumë shpejt edhe nga Texas e Boston dhe besoj të gjitha këto bashkëpunime do të shërbejnë për të realizuar projektin tone ambicioz të një Qendre Spitalore Universitare të standarteve botërore dhe Fakultetit të pare privat të mjekësisë në vend.