Çdo vit, qindra atletë, pilotë, drejtues korporatash, aktorë, politikanë, apo edhe mjekë okulistë i nënshtrohen LASIK për të korrigjuar shikimin. Mendoni se do të rrezikonin lehtë gjithë çfarë kanë? Sigurisht që jo. LASIK është maksimumi i suksesit që ka arritur kirurgjia me lazer dhe u ka ndryshuar jetën mijëra njerëzve në botë.

Ç’ËSHTË KIRURGJIA REFRAKTIVE?
Është një procedurë kirurgjikale e cila eliminon në mënyrë përfundimtare nevojën për të mbajtur syze apo lente kontakti. Metoda e përdorur zakonisht quhet LASIK (LASER–Assisted In Situ Keratomileusis), dhe konsiston në ndryshimin e formes së kornesë nëpërmjet aplikimit të lazerit excimer.

TEKNIKA LASIK
Kandidatët për kryerjen e kësaj procedure janë:

  • Personat nga mosha 18 deri në 60 vjeç
  • Personat që nuk u ka ndryshuar numri i syzeve për të paktën një vit
  • Personat me miopi deri në 10 dioptri
  • Personat me miopi me astigmatizëm deri në 5 dioptri
  • Personat me hipermetropi deri në 5 dioptri dhe astigmatizëm hipermetropik

Për pacientë me numra më të mëdhenj se ata të përmendur më sipër eliminimi përfundimtar i korrigjimit realizohet me anë të vendosjes së lenteve intraokulare (të cilat vendosen gjatë ndërhyrjes kirurgjikale dhe janë defi nitive për të gjithë jetën)

Excimer Laser nuk është i përshtatshëm në rastin e:

  • Keratokonit: Sëmundje degjenerative e kornesë.
  • Uveitit: Infl amacion i shtresave të brendshme të syrit.
  • Trashësisë së pamjaftueshme të kornesë.
  • Periudhës së shtatzënisë.

PROÇEDURA
Realizohet nën anestezi lokale. Në sy hidhen disa pika për të mpirë sipërfaqen e kornesë. I tërë trajtimi zgjat vetëm rreth 15 minuta. Etapa e parë e LASIK konsiston në prerjen e një shtrese shumë të hollë në sipërfaqen e kornesë nëpërmjet një aparati të quajtur mikrokeratom. Ky realizon prerje shumë të holla, me një trashësi prej rreth 160 mikronësh, (rreth 1/3 e trashësisë së fl okut të njeriut) dhe një diametër prej 9 milimetrash (shumë më i gjerë sesa pupilla). Kjo fl etë e hollë, e quajtur flap, hidhet anash duke ekspozuar shtresën qendrore të kornesë, aty ku aplikohet trajtimi me lazer. Përpara trajtimit, kirurgu mat me kujdes përmasat e kornesë dhe përgatit një plan kurimi, sipas të cilit programohet aplikimi i lazerit për të arritur korrigjimin e dëshiruar të shikimit. Aplikimi i lazerit zgjat afërsisht një minutë dhe pastaj flap-i i prerë ripozicionohet, mbi shtresën e trajtuar të kornesë. Duke qenë se kornea ka cilësi të posaçme ngjitjeje, shtresa bashkohet me sipërfaqen nën të, pa pasur nevojë për sutura (qepje). Pas përfundimit të trajtimit syri nuk ka nevojë për fashim. Pamja është e qartë qysh të nesërmen. Një mjekim lokal me pika në sy për një javë është i nevojshëm pas operacionit.

54% E PACIENTËVE QË I JANË NËNSHTRUAR LASIK JANË MESHKUJ DHE 46% FEMRA.

MË SHUMË SE GJYSMA E PERSONAVE QË I JANË NËNSHTRUAR LASIK, 56 %, I PËRKASIN GRUPMOSHËS 18-34 VJEÇ.

TË PYETUR TRE MUAJ PAS NDËRHYRJES, 70% E PACIENTËVE TË LASIK THONË SE NDIHEN TË MREKULLUAR ME AFTESINË E TYRE TË TË PARIT.

RRETH 90% E PACIENTËVE TË LASIK UA REKOMANDOJNË ATË TË TJERËVE QË MBAJNË SYVE APO LENTE KONTAKTI.

KUJDESI PARA OPERACIONIT
Të ndërpritet mbajtja e lenteve të kontaktit me numër të vogël të paktën 15 ditë përpara operacionit. Femrat duhet të shmangin makijazhin një ditë përpara trajtimit.

ANALIZA TË POSAÇME PRE-OPERATORE
Një ekzaminim komplet oftalmologjik ku përfshihen sa më poshtë është i domosdoshëm para operacionit.

  • Refraksioni (përcaktimi i saktë i korrigjimit)
  • Toporafi a korneale (studimi i formës së kornesë)
  • Pakimetria (matja e trashësisë së kornesë)

EKZAMINIMI NË TË NJËJTËN DITË PAS TRAJTIMIT
Ekzaminohen sytë disa minuta pas procedures për t’u siguruar që jeni komodë dhe të gatshëm për të nisur mjekimet pas ndërhyrjes.

TRAJTIMI PAS OPERACIONIT
Të nesërmen e operacionit pacienti paraqitet në klinikë për ekzaminimin e dytë. Përmirësimi i shikimit është i dukshëm që të nesërmen e operacionit dhe mund t’I ktheheni veprimtarisë suaj normale.

SHIKIMI NORMAL
Në kushtet e shikimit normal, kornea dhe kristalini e përthyejnë dritën dhe e fokusojnë atë në retinë dhe në këtë mënyrë imazhi që shikoni është i qartë. Çdo devijim I kësaj përthyerjeje normale njihet si e metë refraktive.

MIOPIA
Ndodh kur gjatësia aksiale e syrit është më e madhe se normalisht. Për pasojë rrezet e dritës përthyhen përpara retinës, në vend që të përthyhen mbi të. Miopi shikon mirë afër dhe turbullt në largësi. Miopia korrigjohet duke përdorur size konvekse (numër minus)

HIPERMETROPIA
Ndodh kur gjatësia aksiale e syrit është më e vogël se normalisht. Për pasojë rrezet e dritës përthyhen prapa retinës. Në moshat e reja dhe në hipermetropinë e ulët syri mund ta kompensojë korrigjimin duke u sforcuar. Ky sforcim i vazhdueshëm krijon dhimbje koke të cilat eliminohen pas vendosjes së korrigjimit. Hipermetropia korrigjohet duke përdorur size konkave (me numër plus).

ASTIGMATIZMI
Astigmatizmi i zakonshëm ndodh kur rrezet e dritës përthyhen në më shumë sesa një pikë të retinës. Për pasojë imazhi i përftuar në retinë është i turbullt. Ai korrigjohet me syze cilindrike të cilat korrigjojnë numrin në një aks të caktuar.

PERSONAT QË PARA QITEN TEK MJEKU PËR T’IU NËNSHTRUAR KIRURGJISË ME LAZER, KANË SHPESH TË NJËJTAT PIKËPYETJE E PASIGURI.

Sa zgjat procedura LASIK?
LASIK realizohet në kushte sterile, në sallën e operacionit dhe zgjat përreth 5 deri në 7 minuta për çdo sy, apo 15 minuta për të dy sytë.

Është i përhershëm efekti i kirurgjisë LASIK?
Po. Trajtimi është defi nitiv dhe zgjat gjithë jetën.

Do të kem nevojë për syze për afër pas trajtimit?
Përgjithësisht, pas trajtimit, pacientët nën 45 vjeç lexojnë mirë edhe pa syze. Nevoja e mbajtjes së syzave për lexim afër (presbiopia) vjen si rezultat i dobësimit natyral të muskujve të syrit dhe është një proces normal që ndodh tek të gjithë njerëzit pas moshes 45 vjeç pavarësisht nëse kanë kryer procedurën LASIK apo jo.

Sa kohë pas trajtimit mund të bëj banjë apo dush?
Pasi kemi bërë trajtimin LASIK ne I këshillojmë pacientët tanë lidhur me këtë hollësi; sidoqoftë, ju mund të bëni banjë që ditën e trajtimit, por duhet të tregoni kujdes që të shmangni kontaktin e drejtpërdrejtë të syve me sapunin apo ujin 5 ditët e para. Është shumë e rëndësishme të mos fërkohen sytë gjatë muajit të parë pas trajtimit kirurgjikal.

Sa kohë pas trajtimit mund ta drejtoj makinën?
Ditën e trajtimit nuk duhet ta drejtoni automjetin. Më pas,mund ta drejtoni kur të ndiheni të sigurtë se qartësia e shikimit dhe gjendja e syve bën të mundur që ta bëni këtë në mënyrë të sigurt.

Kur mund të trukohem sërish?
Mund të fi lloni të përdorni sërish makijazh tek sytë 2 javë pas trajtimit të kryer. Rekomandohet që të blini produkte të reja makijazhi, sidomos rimelin, për të shmangur infeksione të mundshme pas trajtimit.

Kur mund të notoj?
Nuk duhet të notoni në pishinë apo det për një muaj pas trajtimit.

Kirurge oftalmologe pranë Spitalit Amerikan në Tiranë, mjekja turke Dr. Dilek UZER, tregon se me anë te metodave më të reja të kirurgjisë me lazer në sy, rritet ndjeshëm cilësia e jetës së pacientëve duke i bërë ata të mos kenë më nevojë për korrigjimin e shikimit dhe duke u krijuar lirshmërinë e të jetuarit pa pengesën e syzeve apo lenteve aq të bezdisshme.

Dr. Dilek ka trajtuar me LASIK mbi 1200 pacientë të moshave të ndryshme, prej1 viti kryen këtë procedurë rutinë pranë Qendrës së Syrit të Spitalit Amerikan dhe na tregon gjithçka që duhet të dimë rreth kirurgjisë me lazer në sy ose siç quhet ndryshe, kirurgjisë refraktive.

Çfarë lloj anestezie përdoret gjatë trajtimit?
Për mpirjen e syrit përdoren pika. Ndonjëherë, përdoret edhe mjekim nga goja për të ndihmuar pacientin të qetësohet. Mos u shqetësoni – nuk përdoret age apo injektim i ilaçeve në rrugë intravenoze.

A mund të trajtohen të dy sytë në të njëjtën kohë?
Trajtimi LASIK kryhet te të dy sytë brenda një dite.

Shkakton dhimbje trajtimi LASIK?
Trajtimi LASIK është një procedurëpa dhimbje dhe kryhet nën anestezi lokale me pika të cilat mpijnë sipërfaqen e syrit.

Do të kem dhimbje pas trajtimit LASIK?
Nuk ndihet dhimbje, disa pacientë përjetojnë një ndjesi djegieje apo kruarje përgjithësisht, nga një deri në tre orë pas trajtimit.

Sa kohë pas trajtimit kirurgjikal do të shoh qartë?
Mjekimi me pika në sy krijon pak mjegullim, por pjesa më e madhe e pacientëve ndiejnë përmirësim të ndjeshëm të pamjes menjëherë pasi largohen nga klinika. Shikimi arrin maksimumin të nesërmen e operacionit.

Do t’i mbaj sytë të fashuar?
Jo, nuk është e nevojshme të fashohet syri pas operacionit.

Kur mund të kthehem në punë?
Pjesa më e madhe e pacientëve I kthehen punës me kohë të plotë që të nesërmen e trajtimit. Rrallë kërkohet që të pritet një ditë apo dy për t’iu kthyer punës. Nëse mundeni, është e rekomandueshme të prisni nja dy ditë.

Do të kem nevojë për syze apo lente kontakti pas trajtimit LASIK?
Synimi i kirurgjisë refraktive është të ofrojë shikim të kënaqshëm pa pasur nevojën për syze dhe/ose lentet e kontaktit. Në raste të numrave të mëdhenj (përtej kufijve të përcaktuar më lart) mund të ketë një numër rezidual i cili do të kërkojë përdorimin e syzeve gjatë leximit.

Cilat janë komplikacionet që mund të ndodhin gjatë LASIK
Megjithëse shumë të rralla, në literature lidhur me lasik janë të njohura komplikacionet si:

  • mbetja e nevojës për korrigjim edhe pas ndërhyrjes kirurgjikale (kjo sidomos në rastet e numrave të mëdhenj mbi + 6 apo – 10 apo cilindër më I madh se 4), e cila mund të kërkojë një ritrajtim të dytë pas 6 muajve
  • shikimi i rrathëve ylberorë
  • deformimi i fi gurave, rënia e pjesshme e kapakut të sipërm
  • skuqja e syrit për rreth një javë pas operacionit
  • deri më sot nuk është raportuar asnjë rast për humbje të pamjes apo të syrit gjatë LASIK