Një grua e mënçur di gjithçka mbi kancerin e gjirit
Grumbullimet e qelizave që shtohen në mënyrë anormale ose të pakontrolluar quhen tumore. Tumoreve që nuk kanë aftësinë të përhapen nëpër organizëm mund t’iu referohemi si “beninje” dhe ato nuk konsiderohen si kanceroze. Tumoret që kanë aftësinë të shtohen në inde të tjera apo të përhapen në distance në pjesë të trupit quhen “malinje”. Masat malinje në gji njihen si “kanceri i gjirit”.
Nga pikëpamja teorike, çdo lloj indi në gji mund të formojë një kancer; qelizat kanceroze ka më shumë gjasa të zhvillohen ose në duktuse, ose në stroma. Këtyre tumoreve mund t’u referohemi edhe si “karcinoma tubulare invazive” (qeliza kanceroze që zhvillohen në duktuse), ose “karcinoma lobulare invazive” (qeliza kanceroze që krijohen në lobule).
Ndonjëherë, qelizat prekanceroze mund të gjenden brenda indeve të gjirit dhe njihen si carcinoma duktale in-situ (DCIS) ose karcinoma lobulare in-situ (LCIS). DCIS-ja dhe LCIS-ja janë sëmundje në të cilat qelizat kanceroze janë të pranishme brenda indit të gjirit, por nuk kanë aftësi për t’u përhapur apo për të pushtuar inde të tjera. DCIS-ja përfaqëson rreth 20% të të gjitha kancereve të gjirit. Duke qenë se DCIS-ja mund të jetë në gjendje të pushtojë indet e gjirit, përgjithësisht, rekomandohet ndjekja e kurës përkatëse. Në të kundërt, në rastin e LCIS-së, nuk ka nevojë për trajtim.
A rrezikohem nga kanceri i gjirit?
Kanceri i gjirit është forma më e zakontë e masave malinje që prek gratë në Amerikën e Veriut dhe në Evropë. Në vitin 2001, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u diagnostikuan rreth 200 000 raste të kancerit të gjirit. Ky lloj kanceri është i dyti në renditjen e shkaqeve të vdekjes prej kancerit mes grave amerikane, pas kancerit të mushkërive. Rreziku që çdo grua të preket gjatë jetës nga kanceri i gjirit është rreth 1 në 8, edhe pse rreziku i vdekjes prej këtij lloj kanceri është shumë më i ulët, rreth 1 në 28 gra. Meshkujt, gjithashtu, rrezikohen nga kanceri i gjirit, edhe pse rreziku për ta është shumë më i ulët sesa te gratë.
Faktori më kryesor për formimin e kancerit të gjirit është rritja e moshës. Me kalimin e moshës, rreziku i çdo gruaje për t’u prekur nga kanceri i gjirit rritet. Ky rrezik ndikohet edhe nga mosha kur fillon cikli menstrual te gratë (sa më e vogël mosha, aq më i madh rreziku) dhe mosha e saj në shtatzëninë e parë. Përdorimi i estrogjeneve ekzogjene, në disa raste si kurë zëvendësimi hormonal (HRT), mund të rritë rrezikun e kancerit të gjirit, ndërkohë që, sipas gjasave, përdorimi i kontraceptivëve oralë nuk e rrit këtë rrezik. Historiku familjar është mjaft I rëndësishëm për përcaktimin e rrezikut për kancerin e gjirit. Çdo grua që ka në historikun familjar raste të kancerit të gjirit rrezikohet më shumë të preket vetë nga kanceri i gjirit. Më tej, në disa familje janë të pranishme mutacione të njohura gjenetike që rrisin rrezikun e kancerit të gjirit; këto të fundit përfshijnë mutacionin e gjeneve BRCA1 dhe BRCA2. Nga 3% në 10% të kacereve të gjirit mund të lidhen me ndryshimin e një prej gjeneve BRCA. Gratë mund t’i trashëgojnë këto mutacione nga prindërit. Analizat për mutacione gjenetike duhet të konsiderohen për çdo grua që ka historik të gjatë familjar të kancerit të gjirit, veçanërisht, kur rastet e këtij kanceri kanë prekur anëtarë të familjes më të rinj sesa 50 vjeç ose historik të kancerit të prostatit apo vezoreve. Nëse konstatohet se një grua ka një prej këtyre mutacioneve, ajo ka rreth 50% rrezik të preket nga kanceri i gjirit përpara moshes 70-vjeçare. Anëtarët e familjes mund të zgjedhin të kryejnë analizat përkatëse për të pare nëse edhe ata mbartin mutacione të tilla. Nëse një grua e mbart këtë mutacion, ajo mund të zgjedhë të kryejë një kontroll rigoroz ose edhe të kryejë mastektomi parandaluese (profi laktike), me qëllim që të ulë rreziqet për t’u prekur nga kanceri. Vendimi për kryerjen e analizave gjenetike është mjaft personal dhe duhet të diskutohet me një mjek të trajnuar për këshillimin e pacientëve për analizat gjenetike. Disa faktorë që lidhen me rrezikun e kancerit të gjirit mund të kontrollohen nga vetë gratë. Përdorimi i terapisë së zëvendësimit hormonal (HRT), konsumimi I më shumë sesa 5 gotave alkool në javë, qenia mbi peshë dhe plogështia mund të kontribuojnë të gjitha në rrezikun e kancerit të gjirit. Këta njihen si faktorë të ndryshueshëm rreziku. Është e rëndësishme të mbajmë parasysh se edhe personat që nuk kanë asnjë faktor rreziku mund të preken sërish nga kanceri i gjirit. Monitorimi i duhur dhe zbulimi i hershëm janë armët më të mira për uljen vdekshmërisë për shkak të kësaj sëmundjeje.
Si mund ta parandaloj kancerin e gjirit?
Faktorët më të mëdhenj të rrezikut për zhvillimin e kancerit të gjirit, si mosha dhe historiku familjar, nuk mund të kontrollohen nga vetë personi. Disa faktorë rreziku, sidoqoftë, mund të kontrollohen nga vetë gratë. Këtu përfshihen gjëra si shmangia e marrjes për një kohë të gjatë të kurave të zëvendësimit hormonal, lindja e fëmijëve përpara moshës 30-vjeçare, ushqimi me gji, shmangia e mbipeshës nëpërmjet ushtrimeve dhe dietës së duhur dhe kufizimi I konsumit të alkoolit në një gotë në ditë ose edhe më pak. Për femrat që përballen tashmë me një rrezik shumë të lartë për shkak të historikut familjar, mundësia e prekjes nga kanceri i gjirit mund të reduktohet me rreth 50%, nëse ato marrin për një periudhë pesëvjeçare një medikament të quajtur Tamoksifen. Tamoksifeni ka disa efekte anësore të zakonshme (si afshe nxehtësie dhe shkarkime vaginale), të cilat nuk janë të rënda, si edhe disa efekte më të rralla anësore (si mpiksje gjaku, embolizëm pulmonar, infarkt dhe kancer të uterusit), që përbëjnë kërcënim për jetën. Tamoksifeni nuk përdoret gjerësisht për parandalim, por mund të jetë i dobishëm në disa raste. Përdorimi i këtij medikamenti për motive profi laktike duhet të shqyrtohet me kujdes nga individi dhe mjeku, duke qenë se ai është mjaft i individualizuar.
KANCERI I GJIRIT ËSHTË KANCERI MË I SHPESHTË I DIAGNOSTIKUAR TE FEMRAT
1.7 milion raste me kancer gjiri u diagnostikuan në gjithë botën në 2008
465,000 gra vdiqën nga kanceri I gjirit në 2008
AMERIKA E VERIUT, AUSTRALIA, EVROPA KANË INCIDENCËN MË TË LARTË PËR KANCER GJIRI
KANCERI I GJIRIT MUND TË PARANDALOHET DUKE U EKZAMINUAR VAZHDIMISHT DHE TRAJTIMET E HERSHME MUND TË RRISIN SHANSET PËR MBIJETESË DERI NË 5 VITE NË 98% TË RASTEVE
Cilat janë analizat monitoruese në dispozicion?
Sa më herët të zbulohet kanceri i gjirit, aq më shumë ka të ngjarë që të kurohet nëpërmjet trajtimit. Për këtë arsye ne kryejmë kontrolle për kancerin e gjirit, duke përdorur mamografi në, analizat klinike të gjirit dhe analizat vetjake të gjirit. Mamografi të janë thjesht radiografi të gjirit. Secili gji vendoset mes dy pllakave për pak sekonda, ndërkohë që kryhet radiografi a. Nëse ka diçka anormale apo ekziston nevoja për një pamje më të mirë, gjatë mamografi së merren pamje të zmadhuara apo fi lmime nga kënde të posaçme. Shpesh, mamografi a i zbulon tumoret përpara se ato të jenë të dukshme dhe mund të zbulojë, gjithashtu, pllakëzat e vogla të kalciumit që mund të përbëjnë shenja të hershme të kancerit. Kryerja e mamografi sië rregullisht mund të ulë me 30% vdekshmërinë prej kancerit të gjirit. Shumica e kancereve të gjirit lidhen me zbulimet e anomalive gjatë mamografi së. Gratë duhet të fillojnë kryerjen e mamografi së çdo vit duke nisur që nga mosha 40-vjeçare (edhe pse disa grupe rekomandojnë moshën 50-vjeçare), ndërkohë që ato të cilat mbartin mutacione gjenetike që rrisin rrezikun apo një historik të gjatë familjar, mund ta fi llojnë këtë kontroll edhe më parë. Aktualisht, shumë qendra përdorin mamografi në dixhitiale, që është më delikate sesa mamografi a konvencionale. Nga mosha 20 deri në 39 vjeç, çdo grua duhet të kryejë ekzaminim të gjirit çdo tre vjet dhe, pas moshës 40- vjeçare, çdo grua duhet t’i nënshtrohet ekzaminimit klinik të gjirit çdo vit. Ekzaminimi klinik i gjirit kryhet nga profesionistët e shëndetit për të parë nëse ka stroma ose ndryshime të masës apo formës së gjinjve. Gjatë ekzaminimit klinik të gjirit, ju mund të mësoni si të kryeni një vetekzaminim të tillë. Çdo grua duhet të bëjë vetekzaminim të përmuajshëm të gjirit, rreth një javë pas përfundimit të ciklit. Rreth 15% e tumoreve mund të ndihen me prekje, por mund të mos shikohen nga ekzaminimi nëpërmjet mamografi së. Ekzaminimi nëpërmjet Rezonancës Magnetike është e rekomandueshme për kategori të caktuara të grave.
CILAT JANË SHENJAT E KANCERIT TË GJIRIT?
Për fat të keq, fazat e hershme të kancerit të gjirit mund të mos shfaqin asnjë simptomë. Kjo është arsyeja përse është e rëndësishme që të ndiqen rekomandimet e kontrollit. Me rritjen në masë, tumori mund të japë një sërë simptomash, si:
- stromë ose fryrje në gji apo në sqetull
- ndryshim të masës dhe formës së gjirit
- rrjedhje nga thitha apo futje brenda e thithës
- skuqje ose rrjepje e lëkurës ose thithës
- rrudhosje ose gropëza në lëkurë
Nuk është e thënë që këto simptoma të tregojnë gjithnjë praninë e kancerit të gjirit, por ato duhet gjithnjë të shqyrtohen menjëherë nga një mjek.
Shoqëria Amerikane kundër Kancerit rekomandon aktualisht kryerjen çdo vit të rezonancës magnetike për kancerin e gjirit te ato gra të cilat mbartin mutacione të njohura të gjeneve BRCA 1 ose 2, ato që kanë historik të gjatë familjar të kancerit të gjirit apo të vezoreve, si edhe ato të cilat i janë nënshtruar më parë trajtimit me rreze në kraharor (për shembull, rrezatimi si pjesë e kurimit të Limfomës Hodgkin). Kategori të tjera grash që mund të përfi tojnë ose jo nga kontrolli nëpërmjet rezonancës magnetike janë ato që tashmë janë prekur nga kanceri i gjirit, ato me karcinomë lobulare in-situ (LCIS) dhe ato me dendësi të madhe të gjirit, që vështirëson shfaqjen pamore në mamografi . Vendimet që kanë të bëjnë me mënyrën e kontrollit të kancerit të gjirit (me mamografi , rezonancë magnetike apo me të dyja) duhet të merren në bashkëpunim nga individi dhe mjeku, bazuar në profilin e rrezikut prej kancerit të gjirit të vetë personit.
Mënyra të tjera kontrolli që janë tashmë në shqyrtim përfshijnë lavazhin duktal, ultratingujt, tomografi në optike dhe skanerin PET.