Angioplastika Koronare Urgjente: Proçedura jetë-shpëtuese
Çdo vit një numër i madh pacientësh, duke pëfshirë një numër në rritje të moshave të reja, pësojnë infarkt akut të miokardit (kriza e zemrës), dhe në rreth një të tretën e rasteve kjo ngjarje është fatale. Misioni ynë është të ulim vdekshmërinë ,sëmundshmërinë, komplikacionet dhe të përmirësojmë prognozën afatgjatë për të gjithë pacientët me infarkt akut të miokardit, nëpërmjet kryerjes së proçedurës s ë Angioplastikës Koronare Primare (Urgjente), e cila aktualisht në botën e zhvilluar është standardi i artë i trajtimit të pacientëve me infarct miokardi, gjatë fazës akutë të tij. Kjo mundësohet vëtëm nëse pacientët do të kërkojnë ndihmën mjekësorë në kohën e duhur. Për këtë arsye të gjithë duhet të njohin shenjat paralajmëruese të infarktit të miokardit dhe hapat që duhen ndjekur për të marrë shërbimin e duhur mjekësor.
Ç’ËSHTË INFARKTI AKUT I MIOKARDIT?
Me termin infarkt i miokardit duhet të kuptojmë një zone të zemrës, qelizat muskulare të së cilës janë dëmtuar në mënyrë të parikthyeshme (kanë vdekur). Si pasojë kjo zonë nuk merr pjesë në realizimin e funksionit “pompë” të zemrës, duke ulur efikasitetin e punës së saj. Në më shumë se 90% të rasteve, infarkti akut i miokardit shkaktohet nga bllokimi i plotë e i menjëhershëm trombotik i njërës prej arterieve koronare (arteriet të cilat furnizojnë zemrën me gjak), duke ndërprerë kështu furnizimin me gjak te oksigjenuar të një zone të caktuar të muskulit të zemrës. Dëmtimi i parikthyeshëm i muskulit të zemrës nis që në 20 minutat e para të ndalimit të qarkullimit. Shkalla e dëmtimit të zemrës varet nga madhësia e trombit të formuar në brendësi të enës së gjakut, lokalizimi i trombit në pemën e arterieve koronare dhe kohëzgjatja e ndalimit të qarkullimit në drejtim të muskulit të zemrës.
MËSONI SHENJAT E INFARKTIT TË MIOKARDIT!
Shumë njërëz mendojnë se infarkti i miokardit fillon në mënyrë të papritur, të menjëhershme dhe dramatike (si nëpër fi lma). E vërteta është se në shumicën e rasteve infarkti fillon si një ndjenjë e lehtë bezdie në qendër të gjoksit. Ndonjëherë shenjat mund të shfaqen e më pas të qetësohen dhe kjo të përsëritet disa herë. Akoma dhe pacientët, të cilët kanë kaluar më parë një infarkt miokardi, mund të ngatërrohen sepse kriza e dytë mund të jëtë krejt ndyshe nga ajo e para.
TRAJTIMI INFARKTIT TË MIOKARDIT
Dëmtimi i muskulit të zemrës mund të kufizohet nga rivendosja e shpejtë e qarkullimit të gjakut nëpër arterien e bllokuar. Lidhja ndërmjet rivendosjes së fluksit normal të gjakut në arteriet koronare të bllokuara dhe vdekshmërisë është mirë e dokumentuar. Nga studimet duket se rivendosja e fluksit normal në enën e gjakut shoqërohet me një vdekshmëri që shkon deri në 3.7% të rasteve, krahasur kjo me 6.6% të rasteve kur fluksi i gjakut është rivendosur pjesërisht dhe 9.2% të rasteve tek ata ku fluksi i gjakut nuk është rivendosur fare. Për këtë arsye, rivendosja e fluksit normal të gjakut nëpër arterien e bllokuar përgjegjëse, duhet të jetë qëllimi kryesor i menaxhimit të infarktit të miokardit. Koha është gjithçka! Shumë pacientë, të cilët përjetojnë shenjat e infarktit të miokardit shpesh nuk e kuptojnë sa serioze është situata dhe presin të shohin se çdo të ndodhë. Koha është elementi më i rëndësishëm dhe çdo minutë vonesë në marrjen e ndihmës mjekësore të domosdoshme, rrit shkallën e dëmtimit të muskulit të zemrës. Çdo pacient me shenjat paralajmëruese të krizës së zemrës, duhet vlerësuar nga personeli i trajnuar mjekësor dhe t’I nënshtrohet trajtimit brenda hapësirës kohore kritike – 12 orët e para.
ANGIOPLASTIKA KORONARE URGJENTE
Metoda bashkëkohore e trajtimit të infarktit të miokardi
Angioplastika Primare (urgjente) është sot metoda e preferuar për rivendosjen e qarkullimit të gjakut në arteriet koronare të bllokuara. Angioplastika koronare kryhet në një ambient special, që quhet Laboratori i Kateterizimit të Zemrës. Nën anestezi lokale, nëpërmjet arteries së gjakut në zonën rrëzë kofshës, futen disa tuba të hollë plastikë (kateterë), të cilët përparohen nëpër sistemin e enëve të gjakut deri në afërsi të zemrës, nga ku marrin origjinën arteriet koronare, enët të cilat furnizojnë me gjak muskulin e zemrës. Fillimisht nëpërmjet injektimit të një lënde kontrasti arteriet koronare bëhen të dukshme nën rrezatimin X, nga ku vlerësohet lokalizimi dhe shkalla e bllokimit të tyre. Ena e bllokuar hapet nëpërmjet pozicionimit dhe më pas fryrjes së një baloni, i cili kalohet nëpërmjet kateterit në nivelin e bllokimit. Në shumicën e rasteve, kjo pasohet nga vendosja në këtë nivel e një pajisjeje metalike speciale të quajtur STENT (rrjeta metalike në formë të ngjashme me sustën e një stilolapsi), e cila qëndron si armature brenda enës së gjakut dhe e mban të hapur atë, duke mundësuar kështu vazhdimësinë e qarkullimit normal të gjakut në këtë enë.
SHENJAT PARALAJMËRUESE TË INFARKTIT TË MIOKARDIT
- Ndjenja e bezdisë në gjoks: në shumicën e rasteve është e lokalizuar në qendër të gjoksit, zgjat disa minuta ose shkon dhe vjen. Kjo ndjenjë mund të shprehet si peshë në gjoks, shtrëngim apo mbytje.
- Ndjenja e bezdisë në zona të tjera: mund të përhapen në të dy krahët (me shpesh në krahun e majtë), në shpatull, në qafë, në nofullën e poshtme apo edhe në zonën ë stomakut
- Marrje fryme: kjo ankesë shpesh shoqëron ndjenjën e bezdisë në gjoks megjithëse ajo mund të jëtë edhe e vetme.
- Shenja të tjera: djersë profuse, të përziera, marrje mendsh etj.
Angioplastika Primare rivendos qarkullimin normal të gjakut në arterien e bllokuar në mbi 90% të rasteve. Pacientët me infarkt akut të miokardit, të cilët i
nënshtrohen Angioplastikës Primare brenda 12 orëve nga shpërthimi i ankesave, përfi tojnë maksimalisht në lidhje me sasinë e muskulit kardiak të shpëtuar. Studimet e 20 viteve të fundit kanë provuar se Angioplastika Koronare Primare ul shkallën e vdekshmërisë dhe përsëritjes së infarktit të miokardit deri në shkallën 40%. Komplikacionet mekanike të infarktit akut të miokardit, si p.sh. çarja e murit të zemrës pas infarktit, ulet deri në 80 % krahasuar me trombolizën farmakologjike (shkrirjen e trombit me anë të medikamenteve). Angioplastika koronare urgjente është metoda e preferuar e trajtimit për pacientët me infarkt miokardi edhe përtej 12 orëve të para, në rastet kur pacienti vazhdon të ketë ankesa si dhe tek pacientët në gjendje “shoku kardiogjen” (një komplikacion i rrezikshëm për jetën i infaktit akut të miokardit, si rezultat i qarkullimit të pamjaftueshëm të gjakut nëpër organizëm).
Gjithashtu nëpërmjet angioplastikës koronare përveçse riparohet shkaku fillestar i bllokimit të enës së gjakut (pllaka aterosklerotike), merret edhe informacion i plotë mbi gjendjen e enëve të tjera koronare. Kjo e fundit mundëson përllogaritjen e rrezikut për kriza të tjera të zemrës si dhe përcaktimin e strategjisë më të përshtatshme për trajtimin e mëtejshëm.
Kujdes!
Mos prisni më shumë se disa minuta – e shumta 5 të tilla- për të njoftuar shërbimin e urgjencës.
Koha e përgjithshme nga fi llimi i ankesave deri në mbërritjen në spital nuk duhet të kalojë 30 minuta
“Edhe nëse nuk jeni të sigurtë nëse shenjat janë apo jo ato të infarktit të miokardit, vetëm stafi i specializuar spitalor mund ta përjashtojë atë.”
“PROGRAMI 24/7”
Në SHBA vëtëm 18% e qendrave mjekësore janë të pajisura në mënyrë të tillë, për të realizuar Angioplastikën Koronare urgjente dhe vendosjen e stenteve në rastet e infarktit akut të miokardit. Jemi të kënaqur të raportojmë, se menjëherë me hapjen e qëndrës sonë në Janar të vitit 2007, u përpoqëm dhe ngritëm një sistem të ngjashëm me atë të klinikave më prestigjoze në botën moderne, për trajtimin e infarktit akut të miokardit, duke realizuar funksionimin e të ashtuquajturit “programit 24/7”- laboratori i kateterizimit të zemrës i hapur në të 24 orët e ditës dhe në të 7 ditët ë javës, i cili po konsidolidohet vazhdimisht dhe është i vetmi në llojin e tij në Shqipëri. Në shtator të 2007 në Spitalin Amerikan, u krye për herë të parë në Shqipëri dhe me sukses proçedura e Angioplastikës Koronare Urgjente, të cilën e pasuan shumë të tjera dhe numri i tyre ka ardhur duke u rritur vazhdimisht. Kryerja me sukses e proçedurave të Angioplastikës Primare i atribuohet përkushtimit dhe përpjekjeve të të gjithë stafi t të kardiologjisë për arritjen e niveleve të larta profesionale, stafit teknik dhe infermieristik të trajnuar në menaxhimin e pacientëve kardiakë si dhe institucionit të Spitalit Amerikan, i cili mbështet pa kufizim, sipas të gjitha standarteve bashkëkohore shërbimin e kardiologjisë në përgjithësi dhe në mënyrë të veçantë Laboratorin e Kateterizimit të Zemrës dhe Koronarografi së. Ne kemi të përcaktuara qartë protokollet menaxhimit dhe trajtimit të pacientit me infarkt akut të miokardit, në përputhje me udhëzimet e shoqatave europiane dhe amerikane të kardiologjisë. Me mbërritjen e pacientit në departamentin e urgjencës, aktivizohet menjëherë shërbimi kardiologjik, laboratorik dhe imazherik, bëhet vlerësimi I hollësishëm i pacientit dhe nëse ai përmbush indikacionet e nevojshme, ne jemi në gjendje të trajtojmë infarktin e miokardit me anë të Angioplastikës Koronare Urgjente brenda të gjitha standardeve të përcaktuara. Parimet tona janë mundësimi i cilësisë së lartë të shërbimit në kohë dhe me sukses si dhe implementimi i një mekanizmi, i cili vlërëson objektivisht ecurinë e pacientit.
Një nga qëllimet tona ka qënë të zhvillojmë një system të standardizuar të kujdesit për pacientët me infarct akut të miokardit, i cili përfshin edhe mundësimin e aksesit të pacientit ndaj Angioplastikës në kohën e duhur. Kjo është realizuar nëpërmjet përpjekjes për të bashkëpunuar dhe bashkërenduar shërbimet aktuale shëndetsore në Tiranë dhe në rrethet e tjera në një sistem efi kas të referimit të pacientëve. Edukimi i pacientëvë përbën një nga gurët e themelit për zhvillimin e sistemit ideal të trajtimit të pacientëve me infarkt akut miokardi. Së shpejti spitali ynë do të ndërmarrë fushatën “Vepro në Kohë”, e cila ka të bëjë me informimin e pacientëve në lidhje me shkaqet dhe shenjat e infarktit të miokardit si dhe hapat që duhen ndjekur për të marrë shërbimin mjëksor në mënyrën dhe kohën e duhur.
Sfida aktuale mbeten mundësimi i shërbimit të Angioplastikës Ko ronare Primare për të gjitha grupet e popullatave dhe pavarësisht distancës gjeografi ke. Aplikimi i metodave të reja moderne e të trajtimit të infarktit të miokardit sjell rezultate optimale në lidhje me cilësinë dhe zgjatjen e jetës së pacientëve me infarkt të miokardit. Është shumë e rëndësishme të kuptohet nga mjekët dhe pacientët se trajtimi në kohë dhe I përshatshëm I sëmundjes ul në rradhë të parë vdekshmërinë dhe më pas shkallën e invalidizimit të pacientit. Vizioni ynë është që nëpërmjet aplikimit të strategjive më moderne të trajtimit, të përmirësojmë cilësinë e jetës së pacientëve që vuajnë nga infarkti i miokardit dhe mbi të gjitha ta zgjasim atë.
VETËM 18% e qëndrave mjekësore në SHBA, trajtojnë infarktin e miokardit me programin 24/7, në Shqipëri vetëm Spitali Amerikan