Hiperhidroza është djersitja e tejskajshme. Djersitja është një funksion normal i trupit që kontrollohet nga sistemi nervor autonom. Pjesa më e madhe e njerëzve djersitin kur bëjnë aktivitet fizik, kur janë në një ambient të ngrohtë, kur janë nervozë, në siklet ose në stres. Kjo lloj djersitje është si natyrale dhe e shëndetshme. Masa e djersitjes dhe aroma e djersitjes tuaj mund të ndikohen nga gjendja juaj shpirtërore, dieta, disa medikamente dhe kushte mjekësore madje dhe nga niveli i hormoneve tuaja. Për më tepër, megjithëse mund të duket e padrejtë, disa njerëz trashëgojnë një tendencë për të djersitur shumë, në veçanti në duar e nën sqetulla. Megjithëse djersitja është praktikisht pa erë, ajo ndonjëherë mund të shkaktojë një aromë jo të këndshme kur bie në kontakt me bakteret në lëkurën tuaj.
Fatkeqësisht, në pacientë me hiperhidrozë, stimulimi autonom i gjëndrave të djersitjes në përgjigje të stresit është shumë aktiv. Punë të zakonshme të përditshme, si për shembull mbajtja e shënimeve në shkollë, shtrëngimi ose mbajtja e dorës së dikujt, janë të sikletshme për persona që vuajnë nga hiperhidroza.

Hiperhidroza palmare ose duart e djersitura janë manifestimi më i zakontë dhe më i bezdisshëm nga pikëpamja sociale. Ata që vuajnë nga hiperhidroza janë të frikësuar nga çdo situatë që mund të kërkojë kontakt duarsh. Mjaft pacientë mund të vuajnë në të njëjtën kohë nga hiperhidroza e këmbëve, e sqetullave ose skuqja e fytyrës. Kombinimet e ndryshme të simptomave mund të ndryshojnë nga një individ tek tjetri, gjithsesi, djersitja e duarve është më e vështira për t’u kontrolluar dhe është ajo që sjell më shumë shqetësime. Skuqja e fytyrës është një tjetër manifestim i një qendre nervore simpatike mbiaktive. Pacientët ankohen për skuqje të sikletshme mbi kraharor, qafë dhe fytyrë gjatë situatave me stres,si për shembull të folurit në publik ose intervistave për punë. Ka disa debate në lidhje me ETS-n për skuqjen në fytyrë. Gjithsesi, eksperienca jonë me ETS-në për skuqjet në fytyrë është bërë inkurajuese. Aplikimi i procedurës në një mënyrë lehtësisht të modifi kueshme duket sikur ul simptomat dhe ashpërsinë e djersitjes kompensuese, efekti më I shpeshtë anësor që ka ndikim mbi pacientët pas
ETS-së për skuqje në fytyrë.

Është përllogaritur se afërsisht 1% e popullsisë së rritur vuajnë nga hiperhidroza dhe/ose skuqja në fytyrë. Burrat dhe gratë janë të prekur në masë të barabartë. Në mjaft pacientë simptomat janë të buta dhe jo me ndikim social. Simptomat në përgjithësi shfaqen gjatë adoleshencës dhe ose mbeten të buta ose zhvillohen në mënyrë progresiste në adoleshencë, dhe rrallë zhduken në mënyrë spontane. Në përgjithësi ka një djersitje të madhe e të bezdisshme, madje ndonjëherë dhe pika djerse në duar e në këmbë, të cilat përfundojnë në zonën e kyçeve të duarve apo të këmbëve.

TRAJTIMET E DISPONUESHME PËR HIPERHIDROZË PARËSORE PËRFSHIJNË:

  • Medikamente për një zonë të caktuar ose orale
  • Injeksione me botox (Botulinum toxin)
  • Ndërhyrje kirurgjikale (ETS)

DIAGNOZA
Është e rëndësishme që të përjashtohen kushte të tjera (hipertiroidizmi, diabeti, akromegalia dhe fekromocitoma), të cilat mund të shkaktojnë djersitje të madhe. Në këto raste, kemi të bëjmë me “hiperhidrozën dytësore” çfarë do të thotë se duhet të gjendet dhe të trajtohet shkaku kryesor I hiperhidrozës. Në spitalin tonë, një pacient që vuan nga hiperhidroza vizitohet nga shumë specialistë që do të përcaktojnë llojin dhe shkakun e djersitjes si dhe do të rekomandojnë opsionin më të mirë për trajtim.

TRAJTIMI
Ka disa alternative jo-kirurgjikale për të trajtuar pacientët me hiperhidrozë. Disa pacientë me hiperhidrozë kanë shenja të lehta, të cilat mund të trajtohen pa nevojën e një operacioni. Është e rëndësishme që të bëhet një vlerësim mjekësor për tu siguruar se simptomat nuk janë rezultat I një mungese balance endokrine ose hormonale para provimit të ndonjë trajtimi tjetër mjekësor. Në Spitalin Amerikan të Tiranës, përdoret një qasje e përgjithshme (operacion i kraharorit, Dermatologji dhe Kirurgji Plastike) për të vlerësuar dhe për të trajtuar të gjithë pacientët me hiperhidrozë.

MEDIKAMENTET PËR NJË ZONË TË CAKTUAR DHE ORALE
Anti-djersët dhe deodorantët: Anti-djersët përmbajnë përbërës me bazë alumini (Drysol, Xerac) që bllokojnë përkohësisht poret e djersës, duke ulur në këtë mënyrë masën e djersës që ju arrin në lëkurë. Për rezultate më të mira, aplikojeni anti-djersën gjatë natës në zonat që djersitin më shumë. Deodorantët mund të eliminojnë erën, jo djersitjen. Ata në përgjithësi janë me bazë alkooli dhe e bëjnë lëkurën tuaj acidike, duke e bërë atë më pak tërheqëse për bakteret. Deodorantët mund të përmbajnë aroma parfumi që kanë si qëllim që të maskojnë erën e djersës dhe përdoren për duart, për këmbët si dhe për pjesën nën sqetulla. Këto trajtime nuk janë të përhershme dhe duhet të aplikohen në mënyrë të vazhdueshme ose të fi llohen të aplikohen sërish kur ikën efekti i tyre.

Medikamentet orale: Medikamente të ndryshme orale mund të jepen dhe mund të ndihmojnë në kontrollin e hiperhidrozës. Medikamentet kundër ankthit mund të ndihmojnë pacientët djersitja e madhe e të cilëve shkaktohet nga ankthi me bazë
stresi. Anti-depresantët dhe medikamente të tjera (Antikolinergjikët, medikamentet anti-infl amatore dhe bllokuesit e kanaleve të kalciumit) që ulin të djersiturën mund t’i ndihmojnë pacientët me hiperhidrozë. Gjithsesi, këto medikamente kanë shpesh efekte anësore si për shembull tharjen e gojës, turbullim shikimi dhe vështirësi në urinim.

  • Ndërroni veshjet disa herë në ditë sepse lagen nga djersa?
  • Limitoni ngjyrat e rrobave tuaja për shkak të djersitjes?
  • Mbani pajisje shtesë (veshje, pudër, etj.) për t’i bërë ballë djersitjes?
  • Jeni duke vuajtur nga era e keqe shkaktuar nga djersitja?
  • Ndërhyn djersitja në aktivitetin tuaj ditor?
  • Bezdiseni në një lidhje intime për shkak të djersitjes së tepërme?
  • Trajtimi me BOTOX për djersitjen e sqetullave është i sigurt, efektiv dhe i aprovuar nga FDA.

BOTULINUM TOXIN (BOTOX®)
Terapia Botox® mund të trajtojë në mënyrë efektive hiperhidrozën palmare dhe të nën-sqetullave duke bllokuar nervat që nxisin gjëndrat e djersës, gjithsesi kjo nuk është zgjidhje permanente, dhe simptomat mund të rishfaqen pas katër deri në gjashtë muajsh. Me raste mund të jetë i nevojshëm vetëm çlirimi I përkohshëm, si për shembull lirimi për aktivitete të rëndësishme social. Në këto rate, mund të merret në konsideratë terapia me botox.

TERAPIA KIRURGJIKALE
Pacientët me simptoma të forta të cilët nuk reagojnë ndaj trajtimeve jo-kirurgjikale kanë mundësinë e bërjes së operacionit si zgjidhje permanente.

Ka kryesisht dy opsione bazë kirurgjikale: heqja e gjëndrave të djersës dhe operacioni për të ndërprerë sinjalin e nervave.
Heqja e gjëndrave të djersës nën sqetulla: Nëse djersitja e madhe ndodh vetëm nën sqetulla, heqja e gjëndrave të djersës mund të ndihmojë. Pas operacionit ndonjëherë mund të shkaktohen shenja, të cilat kufizojnë lëvizjen e shpatullave. Gjëndrat mund të hiqen duke përdorur liposuction, i cili shkakton shenja shumë të vogla. Operacioni për të ndërprerë sinjalin e nervave: qëllimi i operacionit është të eliminojë stimulimin e vazhdueshëm autonom të gjëndrave të djersës së duarve dhe të nën-sqetullave ndërsa ruhen funksionet e tjera të nervave simpatike. Kjo shoqërohet nga Endoscopic Thoracic Sympathectomy, e njohur ndryshe dhe si ETS.

PROCEDURA E ETS-SË
ETS bëhet me anestezi të përgjithshme nëpërmjet një ose dy incizioneve të vogla (mesatarisht 1 cm) nën sqetull në të dyja anët në të njëjtën kohë (Figura 1dhe 2). Niveli(et) e përshtatshme të nervave ndërpritet ose me klipe (kapëse të vogla të veçanta prej titaniumi) ose prerës elektrikë në varësi të zones (zonave) të djersitjes së madhe. Pas zgjimit, pacienti lëvizet për në dhomën e shërimit. Në përgjithësi, pacientët largohen nga spitali 4-6 orë pas përfundimit të operacionit.

DETAJE TË REZULTATEVE TË ETS-SË
Pjesa më e madhe e pacientëve që I nënshtrohen ETS-së kanë vuajtur për vite me radhë nga stigma e të mos qënit të aftë nga pikëpamja sociale, nga djersitja e madhe e duarve ose nga skuqja e fytyrës. Pas ETS-së, pacientët mbeten shumë të kënaqur nga çlirimi i menjëhershëm nga këto simptoma dhe nga efekti dramatik i tyre në cilësinë e jetës. Ndërveprimet e përditshme shoqërore që më parë shmangeshin nuk janë më stresuese, ose nuk provokojnë ankth. Largimi i djersitjes së rëndë të duarve është i menjëhertë dhe i përhershëm. Çlirimi nga hiperhidroza palmare pas ETS-së është shumë dramatike dhe e kënaqshme në mbi 90% të rasteve. Por, rreth 50% e pacientëve me hiperhidrozë këmbësh vënë re përmirësime në djersitjen e këmbëve. Gjithsesi, këto procedura nuk janë synuar të trajtojnë hiperhidrozën e këmbëve dhe nuk duhet të përdoren nëse këmbët janë të vetmet zona të përfshira.

“Pas ETS-së, pacientët mbeten shumë të kënaqur nga çlirimi i menjëhershëm nga këto simptoma dhe nga efekti dramatik i tyre në cilësinë e jetës. Ndërveprimet e përditshme shoqërore që më parë shmangeshin nuk janë më stresuese, ose nuk provokojnë ankth. Largimi i djersitjes së rëndë të duarve është I menjëhertë dhe i përhershëm.”

EFEKTET ANËSORE
Për pjesën më të madhe të njerëzve përfitimet e procedurës janë shumë më të mëdha se efektet anësore dhe rreziqet. Por ka disa raste në të cilat nuk mund të kryhet ndërhyrja. Njerëzit me sëmundje serioze zemre dhe/ose të frymëmarrjes, me një infeksion aktiv ose me rrahje të ulta zemre nuk duhet t’i nënshtrohen procedurës. Për më tepër, personat që i janë nënshtruar më parë një operacioni në kraharor ose kanë kaluar një traumë në kraharor nuk janë kandidatë të mirë.

DJERSITJA KOMPENSUESE
Të gjithë pacientët që i nënshtrohen ETS-së do t’I nënshtrohen një farë mase të caktuar djersitjeje kompensuese. Kjo është e pashmangshme pasi në pacientët me hiperhidrozë mundësia e të djersiturit të shumtë nuk mund të eliminohet. Operacioni eliminon vetëm rrugën për në gjëndrat e djersës së dorës. Në pjesën më të madhe të pacientëve (mesatarisht 75%), djersitja kompensuese është e butë, e mirë-toleruar dhe një alternativë e pranueshme për djersitjen e rëndë palmare.

DJERSITJA GUSTATORE
Djersitja gustatore është një efekt anësor relativisht i rallë simpatektomie. Pacientët që pësojnë këtë gjë do të vënë re rritje djersitjeje kur hanë disa ushqime të caktuara ose kur ndjejnë aromën e disa ushqimeve. Ky efekt anësor është shumë i rallë dhe rastet e raportuara janë më pak se 10%.

DHIMBJA PAS OPERACIONIT
Megjithëse ETS-ja është një procedurë minimale invasive, ajo shoqërohet me ca dhimbje. Në mënyrë tipike kjo ndihet në vendin e incizionit ose në nervat që janë ngjitur me incizionet dhe zhduket Brenda disa ditësh pas operacionit. Ka dhe disa dhimbje të përgjithshme kraharori që zhduken brenda një ose dy ditësh. Pjesa më e madhe e pacientëve kthehen në aktivitet të plotë brenda disa ditësh operacioni.

RREZIQET E OPERACIONIT
ETS bëhet me anestezi të përgjithshme dhe mbart rrezikun e çdo procedure kirurgjikale, duke përfshirë reaksionet alergjike ndaj medikamenteve, gjakderdhjes,ose infeksioneve. Ndonjëherë në kafazin e kraharorit pas operacionit mbetet një sasi e vogël ajri. Kësaj i referohemi si pneumotoraks. Trupi e asimilon atë brenda pak ditësh dhe nuk ka efekte afatgjata.

Sindroma e Hornerit mund të shfaqet nëse nervi simpatik afër apeksit ekstrem të kafazit të kraharorit shkëputet. Tek pacientët që vuajnë nga Sindroma e Hornerit, vihet re ulja e lehtë e kapakut të syrit. Kjo simptomë është e rallë, dhe shfaqet në më pak se 14% të rasteve dhe ka pak të ngjarë të ndodhë kur operacioni kryhet nga një kirurg me eksperiencë. Ndonjëherë këto simptoma zhduken pas pak javësh deri në disa muaj, por shumë rallë mund të jenë dhe të përhershme.