Calcium Score
Vlerësimi i calcium-score është një ekzaminim i saktë dhe i padhimbshëm, që zgjat vetëm 20 sekonda, ku nëpërmjet CT skanerit detektohet dhe vlerësohet sasia e pllakave të kalciumit në arteriet koronare. Pllakat e kalçifi kuara në arteriet koronare janë treguese për sëmundje të arterieve koronare. Sa më shumë pllaka kalciumi të grumbullohen, aq më tepër ngushtohen arteriet dhe aq më tepër rritet shkalla e rrezikut për të pësuar atak kardiak (infarkt miokardi).
Duke vlerësuar dhe matur sasinë e kalciumit në arteriet koronare , mund të kalkulohet rrezikshmëria juaj për të pësuar atak kardiak në të ardhmen dhe mund tu jepet mundësia për tu mjekuar dhe për të modifikuar stilin e jetesës për të parandaluar eventet e ardhshme të mundshme.
A e dini se mbi 50% e individëve të cilët vdesin nga sëmundja e arterieve koronare nuk kanë pasur kurrë simptoma në të kaluarën?
A e dini se 85 % e infarkteve të miokardit mund të parandalohen, nëse kushtet të cilat shkaktojnë atakun kardiak diagnostikohen dhe trajtohen hershëm?
A e dini se sëmundja e arterieve koronare shkakton më tepër vdekje se kanceri I mushkërive, kolonit prostatës dhe gjirit së bashku dhe është shkaku numër 1 i vdekjeve në botën e industrializuar?
A e dini se 45% e infarkteve të miokardit ndodhin në mosha nën 65 vjeç?
A e dini se gratë janë 10 herë më të rrezikuara të vdesin nga sëmundja e arterieve koronare se sa nga kanceri i gjirit?
A e dini se vlerësimi i kalcium-score-it kardiak është 10 herë më i fuqishëm si prediktor për zhvillimin e patologjive akute kardiake, se sa vlerësimi i kolesterolit në gjak?
TANI LE TË VLERËSOJMË SA TË RREZIKUAR JENI JU PËR TË PASUR SËMUNDJE TË ZEMRËS.
MESHKUJT: A jeni mbi 45 vjec?
FEMRAT: A jeni mbi 55 vjec ose keni kaluar menopauzën?
Keni histori familjare për sëmundje të zemrës?
Po Jo
Pini duhan ose jeni të ekspozuar ndaj ambienteve ku pihet duhan?
Po Jo
Keni vlera të larta të kolesterolit në gjak?
Po Jo
Vuani nga hipertensioni arterial?
Po Jo
Vuani nga diabeti i sheqerit?
Po Jo
Keni një stil pasiv të jetesës dhe ju mungon aktiviteti fizik?
Po Jo
E konsideroni veten mbipeshë?
Po Jo
Nëse i jeni përgjigjur pozitivisht dy ose më tepër pyetjeve, vlerësimi i Calcium-score-it tuaj është shumë i domosdoshëm!