JU KA RRËMBYER VRULLI I TË PËRDITSHMES DHE E NDJENI QË KENI LËNË VETEN PAS DORE? DINI QË DUHET TË BËNI DIÇKA NDRYSHE QË TË NDIHENI MË NË FORMË? PËR JU ZONJA; AXHENDA MË PRAKTIKE PËR NJË JETË TË SHËNDETSHME.

Çdo ditë…

1. Merrni një probiotik
Bakteriet e florës natyrale nuk përmirësojnë thjeshttretjen, thotë Ian Marber, autor i “Super Eating”. ”Ato rrisin imunitetin, ulin kolesterolin dhe reduktojë rrezikun për kancer kolorektal dhe të vezikës urinare. Pra, të përdorim kosin probiotik? Në fakt, Një kapsulë ditore siguron një dozë shumë më të madhe. Mund të zgjidhni kosin ose të kërkoni kapsulat e duhura nga farmacisti juaj.

2. Pastroni dhëmbët me fill dentar
Vërtet duhet të pastroni dhëmbët me fill dentar çdo ditë?”Vetëm nëse doni të mbani dhëmbët mirë,” thotë Dr.Hap Gill dentist. Kërkimet tregojnë që njerëzit me sëmundjen e çamçakëzit ( pasojë e mos pastrimit të dhëmbëve me fill dentar) e kanë dyfi sh shansin për të zhvilluar rezistencë ndaj insulinës – shenjë paralajmëruese e diabetit. Mbase këto dy minuta ia vlejnë…

3. Numëroni deri në pesë… fruta
E vërtetë, pesë fruta dhe perime në ditë janë minimumi që na duhet. Synimi është shtatë në ditë, katër prej të cilave duhet të jenë perime. Sigurisht, shtata mund të përfshijë një lëng frutash dhe një supë me perime.

4. Merrni calcium
Një studim i fundit në Shtetet e bashkuara të Amerikës zbuloi që 85% e femrave pretendojnë që osteoporoza, sëmundja që i bën kockat të brishta dhe lehtësisht të thyeshme, nuk do t’i prekë ato. Në të njëzetat dhe në të tridhjetat është mosha kur mund të mbroni veten tuaj, thotë Dr. Miriam Nelson, autor i Gra të forta, Kocka të forta. Merrni tre deri në katër herë në ditë produkte bulmetore me nivel të ulët të yndyrnave, perime gjethore jeshile ose fruta të thata të pasura me kalcium kryesisht bajamet.

5. Punoni me muskujt e pelvisit
Nuk jeni kurrë tepër e re për të filluar. Sa më e fortëtë jetë dyshemeja e pelvisit tuaj para lindjes së fëmijës, aq më shpejt kthehet në vend pas kësaj. Edhe nëse bebet nuk janë në horizont, ose tashmë kanë lindur, me muskuj të fortë ju mund të ndaloni urinimet me fluks të mesëm. Shtrëngoni pra muskujt kudo që të mundeni – te kasa e supermarketit, në makinë… tani!

6. Pastroni telefonin tuaj cellular
Nuk i gjeni dot shkakun irritimit të lëkurës së fytyrës? Telefoni juaj celular mund të jetë përgjegjës. Ai nxehet kur e përdorni, kështu që është terren perfekt për rritjen e bakterieve. Një raport i fundit i Shoqatës Britanike të Dermatologëvë sqaron që nikeli i gjetur në gjysmën e celularëve mund të shkaktojë flakërimet e lëkurës. Blini ca peceta antibakteriale, shpejt!

7. Takohuni me miqtë tuaj
Kujtohuni të kaloni një mbrëmje në javë me miqtë tuaj. Puna, jeta në familje dhe partneri juaj mund të marrin prioritet tani, por mbajtja e një lidhje të forte me shoqërinë tuaj është esenciale. Një studim në Mjekësinë Psikomatike zbuloi që gratë e vetmuara kanë risk më të lartë për të zhvilluar sëmundje të zemrës sesa ato me cikël social të gjerë.

Çdo javë…

8. Jepini pushim traktit tuaj digjestiv
Një herë në javë, jepini pushim traktit tuaj digjestiv duke ndjekur një dietë të pastër. Sugjeron nutrionistja Amanda Hamilton, bashkëautore e “Life-Changing Weight Loss.” Evitoni produktet shtazore, ushqimet e përpunuara, kafeinën e sheqerin dhe lërini vend perimeve, frutave të thata, bukës integrale ose cerealeve. Studimet tregojnë se vegjetarianët marrin më pak kalori dhe yndyrna në ditën e tyre normale ditore.

9. Dita e purifi kimit
Alkooli është toksinë dhe organizmi juaj duhet të punojë super i sforcuar për tu pastruar prej tij. Jepini organizmit të paktën një ditë pushim në javë; që do të thotë: të paktën një ditë në javë konsumoni vetëm ujë dhe ditët e tjera kini kujdes të mos egzagjeroni me alkoolin. Qëndrojini konsumit normal në një ose dy gota në ditë dhe asnjëherë mos kaloni 14 të tilla në javë.

10. Kujdes yndyrnat!
Të gjithë e dimë se peshku bën mirë për shëndetin për shkak të yndyrnave të pasura me omega-3 që ai përmban, por sa nga ne marrim dozën që vërtetë na nevojitet? Sipas statistikave vetëm 25% e femrave. Të mos harrojmë të konsumojmë të paktën tre porcione peshku të yndyrshëm në javë. Salmon, troftë ose sardele cdo javë do të ishin mbrojtja perfekte anti infl amatore, anti depresive dhe mbrojtje për zemrën njëkohësisht por, megjithatë, nëse nuk mundeni, apo nuk ju pëlqen, zëvendesojeni peshkun me suplementin e tij vajor në kapsula që mund të gjenden lehtësisht në farmacitë e zgjedhura.

Çdo muaj…

11. Hidhini një sy gjirit
Kujdesi për gjirin është i domosdoshëm. 9 në 10 raste kanceri të gjirit kapen nga vetë personi ose partneri i tyre gjatë prekjes. Çelesi është të njohësh anatominë e gjirit tënd dhe të dish formën, fortësinë e ndjeshmërinë e tij në periudha të caktuara të muajit. Kështu do të mund të dallosh nëse ka ndryshime anormale në kokën e gjoksit, skuqje ose irritime, ënjtje ose masa jo të zakonta.

12. Bëni një listë
Para se të nisesh për të bërë pazarin e fuqishëm të muajit në supermarket bëj një listë fi llimisht. Shëno në të ushqimet kryesore duke patur parasysh edhe këshillat tona. Studimet tregojnë se ata që nisen për shopping të pa organizuar dhe bëjnë pazar pa asnje listë janë më të predispozuar të blejnë ushqime me kalori të lartë. Lista do ju ndihmojë tí rezistoni tundimit ndaj paketimeve të bukura në raftet e supermarketeve.

13. Monitoroni nishanet
Sapo të vini re ndryshime në përmasë, konture, formë, ngjyrë ose përmbajtje, kushtojini kujdes të madh nishaneve rreth skalpit dhe qafës suaj – studjues dermatologë kanë zbuluar që melanomat e gjetura këtu janë vdekjeprurëse. Për të qënë të qetë, konsideroni kontrollin e tyre sa herë që mundeni.

14. Detox në tavolinën e punës
Tavolinat e punës janë vendet më të ndotura nëndërtesat e zyrave. Në fakt, tavolina juaj e punës përmban 400 herë më tepër bakterie sesa kapakët e WC-ve publike. Po, po e vërtetë! Për më tepër, tavolinat e femrave janë tre herë më toksike se ato të meshkujve, sepse ato janë të prirura të hanë ose të trukohen mbi tavolinë, duke lënë pas grimca që shërbejnë si ushqim për bakteriet. Dhe ju pyesni veten pse ende ju kap çdo i ftohtë, grip spo dhimbje barku? Koha për pastrim stinor…

15. Përcaktoni qëllimin e fitnesit
Gjendja juaj fi zike nuk do të përftojë asnjë përmirësim nëse nuk bëni ndryshime të herë pas herëshme të rutinës së ushtrimeve tuaja të fitnesit, thonë intruktorët e palestrave. Nuk e keni të domosdoshme të digjni shumë kalori sepse metabolizmi juaj përshtatet vetë, muskujt tuaj nuk kanë përse të punojnë aq shumë, dhe truri juaj nuk është më në sfi dë – provoni një klasë të re ose rrisni kilometrat e përshkruara.

Çdo 6 muaj…

16. Rishikoni barnat tuaja
Ideale do të ishte që vetë mjeku juaj i familjes të kontrollonte herë pas here medikamentet tuaja, për të parë nëse ato janë ende të përshtatshme për ju. Por kjo rrallë ndodh, kështu që është e rëndësishme të lini një takim me mjekun në vend që të kërkoni ripërsëritjen e recetës.

17. Dhuroni gjak
Çdo vit Qëndrës Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut i duhet të grumbullojë afërsisht 100 mijë donatorë për të përballuar numrin e proçedurave mjekësore në Shqipëri. Dhurimi i një qese gjaku merr vetëm 10 minuta nga koha jote, i bën mire rinovimit të gjakut në organizëm dhe mund të shpëtojë jetë në rast nevoje.

18. Mos harroni check-upin bazë
Eshtë e rëndësishme që të keni nën kontroll sasinë e yndyrnave, gliceminë, hemoglobinën, tensionin arterial dhe të dini vlerat normale për ju. Checkupi bazë në herë në 6 muaj do ju bëjë jo vetëm të parandaloni shumë sëmundje por edhe të jetoni I qetë pas cdo here që cdo gjë rezulton mëse normal.

19. Takohuni me dentistin tuaj
Dhëmbët e prishur mund të bëhen shkaktarë të shumë shqetësimeve të tjera, duke filluar nga infeksione që godasin veshkat deri në problem të sistemit valvular të zemrës. Jepini rëndësinë e duhur dentistit tuaj, bëjini atij një vizitë cdo 6 muaj. Gjithashtu, dentisti mund të kapë shenjat e hershme të kancerit të gojës dhe t’ju shpëtojë nga një e keqe e madhe. (dhëmbët bëhen më të ndjeshëm në javën para ciklit menstrual, kështu që lini takim duke e llogaritur këtë fakt)

20. Me një gur godisni dy zogj…
Një studim në Amerikë zbuloi se njerëzit që përpiqen të ulin nivelin e kripës së marrë me anë të dietës në të njëjtën kohë kur ndërpresin duhanin, kishin dy herë më tepër shanse për t’ia arritur qëllimit me sukses sesa ata që bëjnë një ndryshim rrënjësor një herë në gjashtë muaj. Përfi timet shëndetësore punojnë në sinergji, pra, bëhuni ambiciozë dhe dyfishoni përpjekjet.

Çdo vit…

21. Bëni një ekzaminim për SST
Nëse keni patur një partner të ri në vitin e fundit, bëni një kontroll në një klinikë të specializuar për rrugët urinare dhe genitale. Infeksione si Klamidia janë në rritje në të gjitha grupet e moshave. Shumë nga këto sëmundje mund të shkaktojnë infertilitet nëse nuk kontrollohen dhe mjekohen.

22. Bëjeni kulturë tuajën
Edhe pse e dinë se ky test shpëton jetë, ende rezulton se vajzat e reja hezitojnë ta bëjnë. Kanceri cervikal është kanceri i vetëm që mund të depistohet me sukses dhe të trajtohet para se të zhvillohet. Duhet të bëni një Pap test çdo tre vite nga mosha 25 vjeç e lartë.

23. Nuk dëgjuat cfarë thash?
Dëmtimi i dëgjimit nuk është vetëm për të moshuarit. Dëgjimi juaj mund të dobësohet nëse frekuentoni shpesh klubet e natës, dëgjoni muzikë me kufje me zë të lartë ose punoni në zyra me ndotje akustike si e imja.

24. Kontrolloni gjendrën tiroide
Edhe pse është ende i rrallë, kanceri i tiroides është në rritje, kështu që kryeni një kontroll personal vjetor: duke qëndruar para pasqyrës, ngrini mjekrën lart dhe pini një gllënjkë ujë. Gjatë gëlltitjes vështroni nyjen dhe fundin e qafës. Për çdo fryrje apo asimetri, kontaktoni me mjekun endokrinolog.

25. Rifreskoni kontracepsionin
A është i duhuri për ju kontraceptivi që jeni duke marrë? Statistikat e marra nga Shoqata e planifi kimit familjar tregojnë se 35% e përdorueseve preferojnë pilulat, 30% kondomët, por ka dhe alternative të tjera. Ka kaluar kohë qëkur keni vendosur për kontraceptivin tuaj? Rifreskoni zgjedhjen; kontraceptivë me veprim te zgjatur si unazat dhe implantet, janë më pak problematikë dhe shumë më tepër efi kasë.