Gripi AH1N1
Pandemia që tronditi 2009
Që prej gripit Hong Kong të vitit 1968, bota nuk ishte tronditur kaq fuqishëm nga një virus pandemik. Gripi që pas 40 vitesh shënoi 2009 në listën e pandemive dhe preku pa përjashtim gjithë vendet e Europës dhe pothuaj 93% të gjithë vendeve të botës u njoh nga të gjithë si gripi i derrave dhe vdekjeprures.
MANUALI JUAJ I H1N1
SI PËRHAPET GRIPI H1N1?
Gripi i derrave ose gripi H1N1 është i përbërë nga pjesëza të vogla të cilat mund të përhapen nëpërmjet sekrecioneve të hundës dhe të gojës kur kolliteni ose tështini.
Nëse ju nuk mbuloni hundën dhe gojën me një shami, këto pjesëza mund të përhapen në mjedisin përreth dhe të tjerët rrezikojnë tithithin ato nëpërmjet ajrit. Nëse ju tështini mbi duart tuaja atëhëre këto pjesëza do të kalojnë nga duart në sipërfaqjen e objekteve që ju prekni dhe virusi mund të jetojë atje për disa kohë.
Objektet që janë më shumë të ekspozuara janë doreza e derës, tastiera e kompjuterit, telefonat dhe vendet ku mbahen njerëzit në autobus. Nëse njerëzit e tjerë i prekin këto dhe më pas prekin fytyrën e tyrë atëherë këto pjesëza mund të hyjnë në sistemin e tyre të frymëmarrjes dhe kështu mund të infektohen. Në këtë mënyrë merren edhe të gjitha llojet e viruseve të të ftohtit të thjeshtë dhe gripit të zakonshëm duke përfshirë edhe gripin H1N1.
A MË MBRON MASKA?
Nga të dhënat shkencore është treguar se maskat e thjeshta nuk I mbrojnë njerëzit nga mundësia e infektimit. Mënyra më e mirë për të mbrojtur veten dhe ndalimin e përhapjes së virusit është përdorimi i shamisë dhe larja e duarve.
93% e vendeve të botës të prekura
100% e vendeve të Europës të prekura
49000 raste të H1N1 vetëm në Europë
CILAT JANË SIMPTOMAT?
Disa nga simptomat janë temperaturë, kollë, frymëmarrje e shpeshtë dhe e rënduar. Disa të tjera mund të jenë dhimbje koke, dhimbje fyti, të dridhura, sekrecione nga hundët, tështima, ulje e oreksit, lodhje, dhimbje muskulare.
ÇFARË MUND TË BËHET?
Barnat antiviralë ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit nëse merren brenda 48 orëve të fillimit të simptomave dhe veprojnë:
- Duke lehtësuar simptomat
- Duke ulur kohëzgjatjen e sëmundjes për një ditë
- Duke ulur rrezikun e komplikacioneve seriozë siç është pneumonia
A KA H1N1 VAKSINË?
Tashmë H1N1 ka një ose disa vaksina të prodhuara nga fi rmat prestigjioze të farmaceutikës që janë në fazat e fundit të prodhimit të saj dhe që do të shpërndajnë atë edhe në Shqipëri nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë.
ÇFARË MUND TË BËJ PËR TË MBROJTUR VETEN DHE TË TJERËT NGA GRIPI?
Gjëja më ë mirë është higjiena personale. Kjo ndihmon në ngadalësimin e përhapjes së virusit dhe mund të jetë mjeti më efektiv që mund t’ju mbrojë ju dhe të tjerët nga infeksioni.Kur kolliteni apo tështini kujtoni rregullat e higjenës. Gjithmonë mbani shami më vete. Përdorni shami të pastra për të mbuluar hundën dhe gojën dhe hidhini ato poshtë pas një përdorimi. Lani shpesh duart me ujë dhe sapun.