Është një term që përdoret për problemet në këmbë të pacientëve diabetikë. Infeksionet dhe gangrena në këmbën hasen shumë shpesh ndër këta pacientë si pasojë e anomalive arteriale në gjymtyrë dhe neuropatisë diabetike.

“Çdo 30 sekonda, diku në botë, një gjymtyrë humbet si pasojë e diabetit.”

RREGULLA PËR PARANDALIMIN E AMPUTIMIT TË KËMBËS

Gjërat që duhet të bëni:

  • Verifikoni këmbët çdo ditë për të vënë re ndonjë ndryshim të rastësishëm (prerje, skuqje ose enjtje, plagë të hapur)
  • Përdorni këpucët e përshtatshme si brenda dhe jashtë shtëpisë për të shmangur dëmtimin e këmbëve
  • Kontrolloni këpucët nga brenda për të vënë re nëse ka gurë, gjëra të mprehta ose sipërfaqe të forta.
  • Mundohuni të vishni përherë corape sepse ndihmojnë në parandalimin e dëmtimeve
  • Lani këmbët çdo ditë me ujë dhe sapun dhe fshijini me kujdes, sidomos midis gishtave. Përdorni vajra ose kremëra të cilat mund ti gjeni në farmaci, për të ruajtur lëkurën të butë.
  • Pritini thonjtë drejt dhe lëmoni çdo qoshe të mprehtë.
  • Mbuloni çdo plagë me bandazh të pastër.

Gjërat që duhen shmangur

  • Këpucët me majë të hollë, me takë të lartë, pa rrip ose pa pjesë të mbrapme.
  • Corapet e ngushta.
  • Uji tepër i nxehtë kur lani këmbët.
  • E ecura me këmbë zbathur.
  • Duhani
  • Mbipesha
  • Bizhuteritë në këmbë.
  • Mjekimi i këmbëve me ilaçe për kallot, apo me brisk.

60-70% të pacientëve me diabet humbasin ndjeshmërinë në këmbët e tyre.

25% e pacientëve me diabet vuajnë nga ulçera e këmbës.

50% e rasteve me ulçer të këmbës infektohen dhe kërkojnë hospitalizim dhe 1 në 5 raste amputohet.

80% e 120,000 amputacioneve jotraumatike të kryera në vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i atribuohen diabetit.

50% të pacientëve u amputohet edhe gjymtyra tjetër në më pak se 2 vite.

50% është niveli i mortalitetit 5 vjeçar pas amputimit të gjymtyrës. Krahasuar me kancerin-është i dyti; kanceri i mushkërive 86%, kanceri kolorektal 39%, kanceri i gjirit 23%.