Skaneri i zemrës
Metoda më e re, më moderne dhe më e shpejtë e kontrollit dhe diagnostikimit të zemrës. Për herë të parë dhe vetëm në Spitalin Amerikan.
METODA E ANGIOGRAFISË ME SKANER ËSHTËSHUMË E PËRDORSHME DHE E SUKSESSHME NË PERSONAT ME AKTIVITET TË NGJESHUR E KOHË TË REDUKTUAR, NË GRUPET E PACIENTËVE QË KANË HISTORIK FAMILJAR OSE PREDISPOZITË PËR TË PATUR SËMUNDJE KORONARE POR NUK SHFAQIN SIMPTOMA SI DHE PËR ARSYE KONTROLLI NË PACIENTËT QË I JANË NËNSHTRUAR BY-PASSIT.
CT KARDIAKE është një metodë joinvazive ekzaminimi, që kryhet me skaner modern me shumë detektorë të pajisur me programe të posaçme, pa komplikacione , e shpejtë, e cila tregon në mënyrë të detajuar jo vetëm arteriet koronare por edhe jep një informacion të detajuar për anatominë e zemrës dhe enëve vaskulare të kraharorit. Gjithashtu me programe të veçanta të cilat mund të kryhen vetëm me aparaturat moderne të CT me shumë detektorë, si Somatom Sensation 64, është i mundur edhe vlerësimi funksional i zemrës në mënyrë dinamike duke bërë matje të ngjashme me ato të ekos së zemrës. Përveç kësaj, me CT KARDIAKE, ndryshe nga koronarografi a invazive, është i mundur edhe diagnostikimi i patologjive të tjera të kraharorit.
PËR CFARË PËRDORET CT KARDIAKE?
1. Ca SCORE
CT Kardiak është ekzaminim joinvaziv që eksploron lokalizimin dhe shtrirjen e pllakave të kalcifikuara në arteriet koronare; enët e gjakut që ushqejnë muret e zemrës. Pllakat përbëhen prej yndyrnave dhe substancave të tjera, përfshirë kalciumin, të cilat me kalimin e kohës ngushtojnë arteriet deri në bllokimin total të tyre, gjë që manifestohet me dhimbje anginoze në gjoks.Meqenëse kalciumi është tregues i sëmundjes së arterieve koronare, sasia e kalciumit që detektohet në këtë ekzaminim është një provë dia gnostike me vlerë. Gjetjet në CT Kardiake klasifi kohen në formën e vlerave të calcium score. Qëllimi i këtij ekzaminimi dhe marrja e këtyre vlerave është të diagnostikojë sëmundjen e arteries koronare që në fazat e hershme kur i sëmuri nuk ka shenja klinike dhe të përcaktojë gradën e sëmundjes koronare. Është ekzaminim kontrolli që mund të rekomandohet nga mjeku për të sëmurët me faktorë të lartë rreziku për të zhvilluar sëmundjen koronare të cilët nuk paraqesin shenja klinike. Ky ekzaminim indikohet më shpesh për burrat mbi 45 vjeç dhe gratë mbi 55 vjeç dhe pas menopauzës. Disa pacientë, për të diagnostikuar sa më herët sëmundjen e arterieve koronare, me dëshirën e tyre kanë kërkuar këtë ekzaminim pavarësisht se mjeku i tyre nuk ua ka rekomanduar.
Calcium Score – Risku për sëmundjen e arterieve koronare
0 – Shumë i ulët < se 5 %
1-10 – Minimal < se 10 %
11-100 – I ulët risk minimal për sëmundje të koronareve
101-400 – I moderuar stenoza sinjifi kante të mundshme
>400 – I lartë sëmundje e arterieve koronare me propabilitet të lartë
* Për këtë ekzaminim pacienti nuk ka nevojë për lëndë kontrasti intervenoz.SIPAS NJË STUDIMI TË
BËRË NGA ACC (AMERICAN COLLEGE OF CARDIOLOGY) 1/3 E PACIENTËVE QË PËSOJNË INFARKT KARDIAK NUK KANË ASNJË SIMPTOMË APO FAKTOR RREZIKSHMËRIE TË EVIDENTUAR MË PARË. PRANDAJ ËSHTË SHUMË I RËNDËSISHËM DIAGNOSTIKIMI I SËMUNDJES KORONARE QË NË FAZAT E PARA. RËNDËSIA E CTKG NË KËTË PIKË SA VJEN EDHE RRITET DUKE U BËRË NJË NDËR METODAT MË TË RËNDËSISHME TË DIAGNOSTIKIMIT TË HERSHËM TË SËMUNDJES KORONARE NË GJITHË BOTËN.
Mungesa e kalcifi kimeve brenda arterieve koronare tregon që pllakat aterosklerotike janë minimale dhe mundësia për të zhvilluar sëmundje koronare pas 2-5 vjetësh është shumë e vogël. Kur kalcifi kimet janë evidente do të thotë që sëmundja koronare është prezente, pavarësisht nëse pacienti ka apo jo shenja klinike. Calcium Score – Sasia e kalcifi kimeve e shprehur me pikë parashikon rrezikun e mundshëm të infarktit të miokardit në vitet që pasojnë.
FAKTORËT MADHORË TË RREZIKUT PËR SËMUNDJEN E ARTERIEVE KORONARE, PËRVEÇ MOSHËS, JANË:
- Niveli mbi normë i kolesterolit
- Histori familjare për sëmundje koronare
- Diabeti
- Hipertensioni
- Pirja e duhanit
- Mbipesha dhe obeziteti
- Jeta sedentare
2. CT KORONAROGRAFI
Diagnostikimi i hershëm i sëmundjeve koronare tek ata pacientë që shfaqin simptoma të lehta apo me klinikë atipike. CTKG, jo vetëm na jep informacion për gradën e stenozës dhe karakterin e pllakave aterosklerotike që i shkaktojnë ato, por, duke na treguar në mënyrë të detajuar anatominë e zemrës, arrin të diagnostikojë variacionet dhe anomalitë e ndryshme koronare që mund të shkaktojnë simptoma atipike dhe të hedhë dritë në rastet kur koronarografi a me kateter mbetet e pamjaftueshme.
Me aparaturat moderne të tomografi së me shumë detektorë (64 det. e sipër) është e mundur nëpërmjet programeve të veçanta 3 dhe 4 D të bëhen matje specifi ke të ngjashme me ato të ekos së zemrës duke dhënë informacion edhe për funksionin e zemrës. Kështu mund të bëhen analiza funksionale e ventrikulit të majtë, matje volumetrike të dhomave të zemrës, funksioni i valvulave kardiake si dhe të jepet informacion për perfuzionin dhe viabilitetin e miokardit etj.
3. CTKG
Përdoret edhe në ndjekjen e pacientëve me by-pass e me stent, duke dhënë informacion të detajuar për funksionin e tyre dhe diagnostikuar stenozat e okluzionet e mundshme. CTKG jep informacion edhe për strukturat e tjera kardiake si perikardium, aorta, arteriet dhe venat pulmonare dhe ato jokardiake si mediasteni, pleura, pulmonet të përfshira në ekzaminim duke diagnostikuar kështu edhe patologjitë e tjera të kraharorit.
Kujdes!
- Gratë shtatzëna nuk duhet të kryejnë këtë ekzaminim.
- Frekuenca e lartë kardiake dhe aritmitë mund të ndikojnë negativisht në rezultatin e ekzaminimit.
Metoda e angiografi së me skaner është shumë e përdorshme dhe e suksesshme në personat me aktivitet të ngjeshur e kohë të reduktuar, në grupet e pacientëve që kanë historik familjar ose predispozitë për të patur sëmundje koronare por nuk shfaqin simptoma si dhe për arsye kontrolli në pacientët që I janë nënshtruar by-passit.
INDIKACIONET E CT KARDIAKE
- Pacientët me simptoma të sëmundjes koronare të cilët nuk janë kandidatë për koronarografi në me kateter
- Pacientët me simptoma atipike të cilat kardiologu nuk mund t’i shpjegojë
- Pacientët e moshës 40 vjeç e sipër me simptoma të lehta ose asimptomatikë por me tendencë për sëmundje koronare si hipertension, diabet, obezitet, hiperkolesterolemi, histori familjare etj.
- Duke patur parasysh se 1/3 pacientëve që pësojnë infarkt kardiak nuk kanë asnjë simptomë apo rrezik paraprak, sugjerohet ekzaminimi me CTKG për diagnostikimin e hershëm të sëmundjes koronare.
- Pacientët me bypass apo stent koronare për ndjekjen e tyre postoperative
- Sëmundjet kongjenitale (të lindura) të zemrës.
PSE SKANER TE ZEMRES NE VEND TE KORONAROGRAFISE?
- Është një ekzaminim i shkurtër (5-10 min), joinvaziv, pa komplikacione e pa nevojë pergatitjeje paraprake.
- Pacienti mund ti kthehet rutinës së përditshme menjëherë pas ekzaminimit.
- Diagnostikon që në fazat e para sëmundjen koronare nëpërmjet matjes së sasisë së kalciumit në arterie kështu që mund të përdoret në check-up-in kardiak për parandalimin e infarktit.
- Diagnostikon me saktësi deri në 95% stenozat e arterieve koronare edhe në degët më të vogla.
- CTKG jep informacion të detajuar për anatominë e zemrës ndryshe nga koronarografi a me kateter duke diagnostikuar variacionet malinje të arterieve koronare si origjina e LCA dhe RCA nga arteria pulmonale dhe vendosja interarteriale e tyre, “myocardial bridging”, fistulat koronare dhe anomalitë kongjenitale të zemrës si koartacioni I aortës, tetralogjia e Fallot etj.
- CTKG përdoret në ndjekjen e by-passeve dhe stentave koronare pasi jep të dhëna të hollësishme për gjendjen e tyre, stenozat , okluzionet e mundshme si alternativë e koronarografi së invasive në ndjekjen e pacientëve postoperative.