Te njohesh armikun. MIGRENEN
Nga: Neurologe Dr. Brunilda Zllami
Dhimbja e kokës është problem I zakonshëm me të cilin ndeshen shpesh mjekët neurologë. E kush nga ne s’ka pasur te pakten nje here dhimbje koke? Historia e dhimbjes së kokës mund të gjurmohet që në fillesat e njerëzimit. Ka pasur gjithnjë një përpjekje për të kuptuar e më pas trajtuar dhimbjen e kokës për mijëra vjet. Papirusi i Eber, është një paraqitje antike e dhimbjes së kokës dhe daton në vitin 1200 para Krishtit. Në vitin 400 para Krishtit, Hipokrati përshkruan aurat vizive të migrenës dhe faktin se ajo lehtësohet pas të vjellave. Galeni ishte ai që solli termin migrenë bazuar në fjalën greke hemikrania që do të thotë gjysma e kokës rreth vitit 200 pas Krishtit. Dhimbja e migrenës dhe hemikrania është diskutuar dhe në Bibël. Mendoni se jeni te vetmit qe vuani nga dhimbja e kokes? Ju nuk jeni të vetëm në sfi dën tuaj kundër dhimbjes së kokës. Figura të famshme të artit, politikës, shkencës dihet se kanë pasur dhimbje të tmerrshme të kokës.
Dhe jo vetëm kanë vuajtur nga dhimbja e kokës, por kanë lënë pas punime artistike të cilat janë fryt ose përshkrim i dhimbjes së tyre. Lewis Carrol shkrimtari që ka shkruar “Liza në botën e çudirave” mendohet se është inspiruar për librin nga aurat migrenoze, gjithashtu Virxhina Ulf, Migel Servantes, Emili Dikson, Sigmund Frojd dhe Fridrih Nice kanë vuajtur nga migrena. Edhe Vinsent Van Gog mendohet se është insipiruar nga aurat migrenoze për pikturat e tij. Disa figura të njohura nga lashtësia si Jul Cezari, Napoleon Bonaparti, Tomas Xheferson ( i cili thuhet se ka qënë me dhimbje koke kur ka shkruar dekla ra tën e Pavarësisë). Artistë si Elvis Presli dhe Upi Goldberg kanë vuajtur nga dhimbja e kokës.
Ne larmishmerine e madhe te dhimbjeve te kokes, per qellime klinike ka nje ndarje ne dy kategori te medha:
- Dhimbje koke primare.
- Dhimbje koke sekondare.
Dhimbjet e kokës primare janë ato dhimbje të cilat nuk kanë shkak organik e struktural dhe përfshijnë migrenën, etj. Dhimbjet e kokës sekondare janë ato që kanë si shkak sëmundje organike ose strukturale.
SIMPTOMAT
Migrena zakonisht fillon në fëmijëri, adoleshencë ose moshën e hershme adulte. Një atak tipik migrenoz prodhon disa ose të gjitha shenjat e simptomat e mëposhtme:
- Dhimbje e moderuar, ose intense e kokës e cila mund të jetë në njërën anë të kokës, ose në të dyja
- Dhimbje koke me kualitet pulsues, shpues
- Dhimbje që përkeqësohet nga aktiviteti fizik
- Dhimbje që interferon me aktivitetet e përditshme
- Nauze me ose pa të vjella
- Sensitivitet ndaj dritës dhe zhurmave
Kur nuk trajtohet, migrena zakonisht zgjat nga 4 deri në 72 orë, por frekuenca me të cilën dhimbja shfaqet varion nga personi në person. Jo të gjitha dhimbjet janë njësoj. Shumica e personave që vuajnë përjetojnë atë që quhet migrenë pa aura, e cila njihet si migrena e zakonshme. Disa të tjerë kanë migrenë me aura, e cila njihet si migrena klasike. Duhet dyshuar migrena me aura kur ka dhimbje koke që paraprihet nga njëra ose disa nga këto shënja neurologjike:
- Simptoma vizuale si pika të errëta, flash drite, linja zigzake dhe çrregullime të tjera të shikimit
- Dobësi motore
- Shenja sensore si parestezi
- Afazi, disfazi ( mungesë, ose çrregullim i të folurit)
- Shenja të disfunksionit trunkal si diplopia (shikim I dyfi shuar), ataksi (ecje si i dehur), vertigo (marrje mendsh)
Simptomat duhet të jenë të rikthyeshme krejtësisht dhe të zgjasin mbi 5-10 minuta dhe më pak se 60 minuta. Keni apo jo aura, mund të perceptoni disa sensacione paralajmëruese (podrome) disa orë ose ditë përpara se dhimbja e kokës të fillojë.
Podromet perfshijne:
- Ndjesi ngazëllimi dhe energjie intense
- Dëshirë për të ngrënë ëmbëlsira
- Etje
- Përgjumje
- Irritim ose depression
Migrena
Migrena është shkaku i dytë i dhimbjeve primare të kokës. Migrena është sëmundje kronike që shkakton dhimbje intense të kokës për orë ose ditë të tëra. Simptomat mund të jenë aq të forta sa e vetmja gjë që mendohet nga pacientët që vuajnë me këtë dhimbje është të gjejnë një vend të errët, të qetë që të pushojnë. Rreth 18% e femrave dhe 6% e meshkujve përmbushin kriteret për dhimbjen e kokës migrenoze. Disa dhimbje migrenoze paraprihen ose shoqërohen nga shenja paralajmeruese sensore, ose shenja si flash drite, pika të errëta të shikimit, ose ndjesi shpimi në krah ose këmbë. Migrena shoqërohet zakonisht me të vjella dhe një sensitivitet ekstrem ndaj dritës dhe zhurmës. Megjithëse nuk ka kurë që të shërojë sëmundjen, mjekimet mund të reduktojnë frekuencën dhe intensitetin e migrenës.
“Migrena eshte shpesh e padiagnostikuar dhe e patrajtuar. Nese keni dhimbje qe ju kufi zon ne aktivitetet e perditshme dhe interferon me jeten tuaj duhet te konsultoheni me mjekun dhe te diskutoni alternativat e trajtimit.”
Kur duhet te shkoni tek mjeku?
Migrena është shpesh e padiagnostikuar dhe e patrajtuar. Nëse keni dhimbje që ju kufizon në aktivitetet e përditshme dhe interferon me jetën tuaj duhet të konsultoheni me mjekun dhe të diskutoni alternativat e trajtimit. Edhe nëse jeni diagnostikuar me migrenë para shumë kohe dhe vini re se paterni i dhimbjes së kokës ka ndryshuar, duhet të lidheni me mjekun. Duhet të takoni mjekun, ose të paraqiteni në urgjencë nëse keni ndonjërën nga shenjat dhe simptomat e mëposhtme, të cilat mund të indikojnë ndonjë problem serioz:
- Vendosjen e një dhimbje koke të menjëhershme, të fortë, si goditje rrufeje
- Dhimbje koke me temperaturë, ngurtësim të qafës, rash, konfuzion mendor, konvulsione, shikim të dyfi shuar, dobësi, mizërime, mpirje dhe vështirësi në të folur.
- Dhimbje koke pas një goditje në kokë, vëçanërisht nëse dhimbja bëhet më e keqe.
- Një dhimbje koke kronike e cila bëhet më keq pas kollës, ushtrimeve fizike, ose lëvizjeve të papritura.
- Një dhimbje e re koke nëse jeni më shumë se 50 vjeç.
“Migrena eshte semundje kronike qe shkakton dhimbje intense te kokes per ore ose dite te tera.”
Cfare duhet te beni ju nderkohe?
Do mbani një ditar të dhimbjes së kokës. Ditari ndihmon ju dhe mjekun tuaj që të përcaktojë se çfarë nxit dhimbjen e kokës. Do shënoni kur dhimbja juaj fillon, sa zgjat dhe nëse ka ndonjë gje që e përmirëson. Sigurohuni që dhimbja juaj t’iu përgjigjet medikamenteve që merrni. Gjithashtu vini re ushqimet që hani në 24 orëshin para se të fillojë dhimbja e kokës, ndonjë stres jo të zakonshëm, si ndiheni dhe çfarë bëni kur jeni me dhimbje koke.
- Reduktoni stresin. Meqë stresi nxit fi llimin e mi grenës tek shumë njerëz, mundohuni të anashkaloni situatat stresante, ose të përdorni teknika reduktuese të stresit si meditimi.
- Flini, por mos e teproni me gjumin. 6-8 orë gjatë natës janë të mjaftueshme për një person të rritur.
Ekzaminimet dhe vendosja e diagnoses
Nëse keni migrenë tipike dhe familje me histori migrene, mjeku juaj do t’ju diagnostikojë në bazë të historisë mjekësore dhe ekzaminimit neurologjik. Por nëse dhimbja juaj është jo e zakonshme, e fortë, ose e menjëhershme, mjeku juaj mund të rekomandojë një numër ekzaminimesh që të përjashtojë shkaqet e tjera të dhimbjes së kokës.
- Skaneri i kokes (CT). Kjo procedurë imazherike përdor rrezet X që më pas me ndihmën e kompjuterit japin imazhe të trurit tuaj.
- Rezonanca magnetike e kokes (MRI). Përdor valët magnetike për të prodhuar pamje shumë të detajuara të trurit tuaj.
- Punksioni lumbar. Nëse dyshohet për meningjit, hemorragji etj. Atëherë bëhet punksioni lumbar për të egzaminuar lëngun cerebrospinal.
Trajtimi dhe medikamentet
Mjekimi për lehtësimin e dhimbjes.
I njohur si trajtimi akut, abortiv. Medikamentet e përdorura merren gjatë atakeve të migrenës (pra kur personi është aktualisht me dhimbje) dhe janë krijuar që të ndalojnë simptomat kur dhimbja e kokës ka filluar. Për rezultate më të mira, merrni medikamente kundër dhimbjes sapo të ndjeni shenjat e simptomat e para të migrenës. Mund t’ju ndihmojë edhe fjetja në dhoma pa shumë dritë pasi i keni marrë medikamentet.
MJEKESIA ALTERNATIVE
Edhe terapia jotradicionale mund të jetë e dobishme nëse keni një dhimbje koke kronike:
Akupunktura. Disa studime kanë gjetur se akupunktura mund të jetë e dobishme në disa dhimbje koke ku përfshihet dhe migrena.
Biofeedback dhe teknikat relaksuese. Biofeedback duket se është veçanërisht efektive në trajtimin e migrenës sidomos kur trajtimi medikamentoz për ndonjë arsye ka kundër indikacion në përdorim. Ky trajtim kërkon kryerjen nga profesionistë të përgatitur në këto teknika.
Masazhi. Ndihmon në uljen e frekuencës së migrenës dhe mund të përmirësojë kualitetin e gjumit tuaj, i cili nga ana tjetër ndihmon për të parandaluar migrenën.
Vitaminat dhe mineralet. Janë provuar vitamina si ribofl avin (vitamina B-2) që është parë se ka pasur efekt në migrenë, koenzima Q 10 mund të jenë të dobishëm në disa individë. Dhënia e suplementeve të sulfatit të magnezit nga goja është parë se ka ulur frekuencën e migrenës në disa individë, megjithatë kjo nuk mbështetet në të gjitha studimet. Magneziumi intravenoz duket se ndihmon pacientët gjatë atakeve akutë të migrenës.
Antinflamatorët josteroide (AIJS). Këto medikamente si ibuprofeni (advil, motrin etj) ose aspirina mund të ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes së kokës. Medikamente të prodhuara specifikisht për migrenën si ato që kanë si përbërje kombinime të acetominofenit, aspirinës dhe kafetinës (Exedrin Migretil) mund të veprojnë në migrenën e moderuar, por janë pak efektiv në atë me simptoma të rënda. Nëse merren për një kohë të gjatë AIJS mund të çojnë në ulçera, hemorragji gastrointestinale dhe dhimbje koke nga mbi mjekimi me analgjezikë.
Triptanët. Për shumë njerëz që vuajnë nga migrena me simptoma të rënda triptanët janë medikamentet e zgjedhura për t’u përdorur. Ata janë efektivë në lehtësimin e dhimbjes, nauzesë dhe sensitivitetit ndaj dritës dhe zhurmës të lidhur me migrenën. Mjekime të tilla janë: sumatriptan (Imitrex), rizatriptan (Maxalt), naratriptan (Amerge), zolmitriptan (Zomig), almotriptan (Axert), frovatriptan (Frova) dhe eletriptan (Relpax). Ata janë të kundërindikuar nëpër zona me risk për insultë dhe infarkte kardiake. Triptanët kanë kosto të lartë.
Ergotët. Ergotamina (Migergot, Cafergot) është më pak e shtrenjtë, por edhe më pak efektive se triptanët. Duket më efektive në dhimbjet që zgjasin më shumë se 48 orë. Dihydroergotaminë (Migranal) është një derivat i ergotit i cili ka më pak efekte anësore se ergotamina.
Medikamentet kundër nauzese (të përzierave). Për shkak se ataket migrenoze shpesh shoqërohen nga nauze me ose pa të vjella, mjekimi për nauzen është i justifi kueshëm dhe zakonisht kombinohet me medikamente të tjera. Më të përshkruarat janë metoclopramide (orale) ose prochlorperazinë (orale ose supost).
Opiatet. Medikamente që përmbajnë narkotikë veçanërisht kodeina në të rrallë përdoren për të lehtësuar dhimbjen në pacientët që s’mund të marrin mjekimet e tjera. Narkotikët krijojnë varësi ndaj shihen si të fundit në listën e medikamenteve që mund të përdoren.
Mjekimi parandalues. Këto lloje medikamentesh merren rregullisht, shpesh si mjekim i përditshëm për të reduktuar frekuencën dhe ashpërsinë e atakeve migrenoze. Zgjedhja e strategjisë për menaxhimin e migrenës tuaj varet në frekuencën dhe ashpërsinë e atakeve tuaja, shkallën e paaftësisë që ju krijon dhe sëmundjet e tjera shoqëruese që mund të keni.
Parandalimi
Nëse jeni duke marrë mjekim parandalues, ose jo, ju mund të përfi toni nga ndryshimet e stilit të jetesës që ju ndihmojnë të reduktoni frekuencën dhe intensitetin e migrenës. Një nga këto sugjerime mund të jenë të dobishme për ju:
- Shmangni trigerat (ato që ju nxisin) e migrenës. Nëse disa ushqime duket se ju nxisin dhimbjen e kokës mundohuni ti shmangni. Përgjithësisht stabilizoni rutinën tuaj ditore dhe caktoni orare të rregullta për gjumin dhe ushqimin. Mundohuni të kontrolloni stresin.
- Bëni ushtrime rregullisht. Ushtrimet aerobike reduktojnë tensionin dhe ju ndihmojnë të parandaloni krizat e migrenës. Nëse mjeku juaj ua lejon (në bazë të kushteve specifi ke të shëndetit tuaj) gjeni një sport që ju pëlqen dhe që mund ta bëni si ushtrime aerobike, not, çiklizëm, etj. Nxehja duhet bërë gradualisht sepse ushtrimet instense mund t’ju shkaktojnë dhimbje koke. Obeziteti gjithashtu mendohet të jetë faktor në personat me migrenë, ndaj ushtrimet do ju ndihmojnë të mbani peshën e duhur.
- Reduktoni efektet e estrogjenit. Nëse jeni një grua migrenoze dhe estrogjeni duket se nxit krizat tuaja të migrenës, ose bën më keq dhimbjen tuaj të kokës, ju mund ta shmangni duke reduktuar sasinë e mjekimeve që merrni dhe përmbajnë estrogjen (pilulat kontraceptive dhe terapia zëvëndësuese hormonale te gratë në menopauzë). Personat me migrenë kanë risk të rritur për të bërë aksidentë vaskulare (insultë) cerebrale.
- Risku për të gjithë personat me migrenë është 2.16 herë më i rritur sesa në popullatën jo migrenoze. Risku më i rritur është në migrenën me aura.
- Kontraceptivët e rrisin rrezikun e insulteve te personat me migrenë përafërsisht me 8 herë.
Megjithate kjo s’do te thote qe ata qe vuajne nga migrena duhet te bien ne panik. Si per cdo semundje tjeter, duhet te jene te informuar per risqet qe ajo mbart ne menyre qe te jene te pergatitur, te kene kujdes per veten dhe te shmangin sa te jete e mundur komplikimet.